E Shtunë, 31 Tetor 2026

E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin

Aktivitet me të rinjtë e Ballkanit në Strugë, nga fondacioni "Të rinjtë dhe fëmijët e Ballkanit"

Kristi Pinderi
Fondi Europian për Ballkanin publikoi këtë javë rezultatet e një sondazhi të zhvilluar me të gjitha vendet e ish Federatës Jugosllave dhe me pjesëmarrës nga Shqipëria. Rezultatet, të cilat u paraqitën në Berlin nga Fondacioni Borch ishin surprizuese.

Mes vendeve të Ballkanit ka interes të respektohet fqinjësia e mirë, por banorët e vendeve fqinje ushqejnë shumë pak besim te tjëri tjetri. Për shembull, të pyetur se me cilët popuj të Ballkanit ata do të ndiheshin më mirë në një bashkëjetësë, shumica e serbëve preferonin maqedonasit dhe malazezët, shumica e kroatëve preferonin boshnjakët, shqiptarët dhe maqedonasit, shumica e shqiptarëve preferonin gjithashtu boshnjakët dhe maqedonasit, shumica e serbëve kishin më shumë besim te maqedonasit, po ashtu shumica e maqedonasve u besonin më shumë serbëve apo malazezëve, e kështu me rradhë.

Arsyeja e këtij sondazhi gjithpërfshirës në Ballkan kishte të bënte me faktin se viti 2011 shënoi përvjetorin e njëzetë të shpërbërjes së Federatës Jugosllave-dy dekada luftrash dhe konfliktesh që lanë një vragë të thellë në Ballkan dhe popujt e tij. Analiza e ngjarjeve, udhëheqjes apo proceseve transformuese shpesh kanë lënë mënjanë dimensionin human të dizentegrimit rajonal. Madje, brezi i fundit jugosllav i 1971-it ishtë në vitet e tij të formimit kur filluan konfliktet, ndersa njëzet vitet e para të jetës së tyre si të rritur u ndërprenë në mes nga luftrat. Ata që lindën më 1991 janë shumë të rinj për ti kujtuar konfliktet, luftën dhe rënien e sistemit të vjetër. Të izoluar nga njëri tjetri, ata po i afrohen tani moshës kur marrin në dorë të ardhmen e vendit të tyre, thuhej në njoftimin për shtyp të Fondit Europian për Ballkanin.
Ky sondazh, i porositur pikërisht nga Fondi Europian për Ballkanin (FEB) shqyrtoi perceptimet e këtyre dy brezave, duke sqaruar që në fillim se për të patur një panoramë të qartë dhe të saktë, ata kanë marrë parasysh atë që e quajnë Jugosferë por duke njohur në të njëjta terma studimi edhe atë që e quajnë Sferën shqiptare, ndonëse Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Jugosllavisë, por nga ana tjetër është pjesë e rëndësishme e të gjithë rajonit.

Na duhen akoma dhe shumë vite të tjera

Në vitet e para 90, Ralf Dahrendorf, argumentoi se duhen të paktën 6 muaj për të ndryshuar një sistem politik, duhen edhe 6 vite të tjera për të ndryshuar sistemin ekonomik, por duhen të paktën 60 vite për të ndryshuar mënyrën si mendon shoqëria… Ndaj, është e logjikshme, të mos presësh shumë mendime ndryshuese, në nivelin maksimal nga ato që mendojnë ballkanasit, akoma, në vitin 2012…

Ndaj duhet mirëkuptuar edhe fakti se një pjesë e madhe e të pyeturve, si ata në ish Jugosllavi, si shqiptarët, sidomos ata të brezit të parë, janë pozitivë kur mendojnë të kaluarën nën komunizëm. Interesant është fakti se edhe 38 perqind e kroatëve, të cilët për pak muaj do të jenë zyrtarisht pjesë e BE, ndihen pozitiv ndaj komunizmit.

Po aq interesant në këtë sondazh mbi të cilin pritet të botohen shumë artikuj studimorë, duket edhe rezultati sipas të cilit të rinjtë janë ata që në rajon duan të udhëtojnë më shumë në vendet fqinje, sidomos të rinjtë e Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilët mendojnë se ka më shumë arsye për ta konsideruar të gjithë rajonin si një hapësirë e përbashkët kulturore, kurse prindërit e tyre, nuk duan tia dinë më për këtë: ata duan të eksplorojnë vendet e zhvilluara të BE.

Ajo që është domethënëse është se, në aspektin kulturor, rajoni përfundimisht nuk ndihet unik, me përjashtim të Kroacisë, ku një pjesë e mirë e të dy brezave ndjejnë se ndajnë të njëjtën kulturë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose të paktën janë ambivalent rreth kësaj.

Rezultati që mund të shokojë BE, por jo dhe aq shumë Ballkanin është fakti se, pavarësisht mosbesimit, me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 27%-brezi 1991) dhe Kosovës (29%-brezi 1971; 22%-brezi 1991) dhe brezat më të moshuar të kroatëve në Bosnjë Herzegovinë (44%), shumica e të dy brezave besojnë ende që jeta do të kishte qenë më e mirë nëse Ish Jugosllavia do të mbijetonte me të njëjtin sistem politik dhe të njëjtat marrëdhënie midis republikave (vendeve aktualisht të pavarura) siç ishin në periudhën e Titos.

Të dhënat kryesore të sondazhit

  • Shumica e njerëzve nga të dy brezat mendojnë se kontaktet dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit perëndimor janë të rëndësishme.
  • Në aspektin kulturor, rajoni nuk ndihet si unik, por me përjashtim të Kroacisë (23% – brezi 1971; 33% – brezi 1991), një pjesë e mirë e të dy brezave ndjejnë se ndajnë të njëjtën kulturë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose të paktën janë ambivalent rreth kësaj.
  • Besimi te kombet e tjera është i ulët, sidomos midis kombeve që kanë qenë përfshirë në luftë në territorin e ish Jugosllavisë gjatë viteve 90.
  • Pavarësisht mosbesimit, me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 27%-brezi 1991) dhe Kosovës (29%-brezi 1971; 22%-brezi 1991) dhe brezat më të moshuar të kroatëve në Bosnjë Herzegovinë (44%), shumica e të dy brezave besojnë ende që jeta do të kishte qenë më e mirë nëse Ish Jugosllavia do të mbijetonte me të njëjtin sistem politik dhe të njëjtat marrëdhënie midis republikave (vendeve aktualisht të pavarura) sic ishin në periudhën e Titos.
  • Pavarësisht ndjenjave pozitive për jetën në ish Jugosllavi, me përjashtim të brezit të moshuar të serbëve në Bosnje (47%) dhe Serbi (49%), shumica e të dy brezave mendojnë se shpërbërja e ish Jugosllavisë ishte e pashmngshme.

A është brezi I ri një mbështetës i natyrshëm i integrimit në BE?

             Shumica e njerëzve nga të dy brezat me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 44%-brezi 1991) dhe Serbisë (47%-brezi 1971, 48%-brezi 1991), e mbështesin anëtarësinë e vendit të tyre në BE. Mesatarisht, brezi I ri është vetëm pak më shumë mbështetës I anëtarësisë në BE, por përsa I takon brezave, diferencat janë të dallueshme vetëm në Kroaci dhe midis serbëve në Bosnje Hercegovinë.

             Më shumë njerëz nga brezi 1971 në Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe midis bosnjakëve dhe serbëve nga Bosnja besojnë se mundësitë e punësimit, siguria ekonomike dhe standartet e jetesës ishin më mirë gjatë kohës së prindërve të tyre (komunizëm)  sesa ajo që ata presin të përmirësohet duke iu bashkuar BE-së.

             Vetëm në Kroaci, shumica e të dy brezave  (67%-brezi 1971; 75%-brezi 1991) ka udhëtuar në vendet e BE-së; Brezat më të rinj në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni kanë udhëtuar në vendet e BE-së më pak se brezat e vjetër.

             Sipas vendeve, njerëzit e të dy brezave nuk ndajnë të njëtin optimizëm rreth të ardhmes në BE, por në vende në të cilat më shumë njerëz besojnë se BE-ja do të shpërndahet (Kroaci, Serbi, Maqedoni, serbët në Bosnje)brezat e rinj janë dicka më shumë optimist rreth të ardhmes së BE-së.

Serbi, përpjekja e mundimshme për të harruar…

Reportazh nga Kristi Pinderi

Në numrin e fundit të revistës New Review, në bordin e një avioni të kompanisë flamurmbajtëse Jat Airli

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›