E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan- Dita e Verës, policia merr masa për ruajtjen e rendit

Elbasan- Për shkak të fluksit të madh të njerzve dhe makinave në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, policia ka angazhuar 450 forca policore për ruajtjen e rendit.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Elbasanit Valbona Begu deklaroi se është hartuar  një plan- masash ku janë angazhuar me shërbim rreth 450 forca policie , shërbime nga policia e rendit, shërbime nga qarkullimi rrugor si dhe punonjes te hetimit dhe parandalimit te krimit.

Duke filluar nga dita e nesërme, shërbimet e policisë do të kalojnë në shërbim të përforcuar dhe do të largohen në datën 14 kur të kenë perfunduar festimet e Ditës së Verës, gjithashtu janë planizuar shërbime për parandalimin e ngjarjeve kriminale,  gjatë dhe deri në përfundim të festimeve- tha Begu.

Nga ana e shërbimeve të hetimit të krimit dhe nga shërbimet operacionale, do të mbahen nën kontroll personat e dyshuar, personat me precedent kriminal me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Gjithashtu janë marrë masat për lëvizjen normale të personalitetevete të larta shtetërore, që do të vijnë për të festuar Ditën e Verës.

Pra nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore, krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Armand Kurati/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dita e Verës, starton panairi në Elbasan Elbasan- Panairi i përvitshëm Dita e Verës, ashtu si çdo...
  2. Festat e fundvitit- Policia, masa për menaxhimin e situatës Elbasan- Në një konferencë për shtypin, Drejtoria e Policise se...
  3. Afrohet Dita e Verës, Elbasani fillon përgatitjet Elbasan- Edhe 4 ditë na ndajnë nga festa e Ditës...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›