Kinezët, profil fals në Fb për kreun e NATO
Spiunët e internetit kanë tmerruar NATO-n dhe zyrtarët në Britani, pasi krijuan një profil fals në Facebook të komandantit të lartë të NATO-s në Londër, për të vjedhur të dhëna personale nga miqtë e tij të nivelit të lartë. Besohet se komploti ka ardhur nga hakerët kinezë, të cilët kanë krijuar një faqe personale të James Stavridis. Mes atyre që kanë rënë në këtë mashtrim janë krerë të lartë të Ushtrisë britanike dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë pranuar ftesën false friend request nga kjo adresë. Kjo u ka dhënë hakerëve akses në një mal informacioni, ku përfshihen e-mails, emra të familjarëve, lëvizjet e tyre dhe numra telefoni, që mund të ndikojnë në organizmin e shantazheve. Kjo mund tu japë hakerëve mundësi për të zbërthyer fjalëkalimet në dosje të klasifikuara, pasi të dhënat personale mund të jenë përdorur në sisteme enkriptimi, sipas Sunday Telegraph.