E Diel, 1 Nëntor 2026

Qentë pa maska te Liqeni, Bashkia vendos 30 gjoba

Florenc Hoxha: Qytetarët të marrin masa edhe në rrugët e Tiranës.

Policia Bashkiake nis aksionin: 5 mijë lekë penalitet.

Gjoba nga 3 mijë deri 5 mijë lekë për të gjithë ata qytetarë, që nxjerrin pa maska qentë e racës te Liqeni Artificial i Tiranës.I njëjti sanksion do të ndërmerret edhe nëse shihen të lëvizin në rrugët e Tiranës. Policia Bashkiake ka nisur aksionin. Dy policë rrinë në hyrje të parkut tek diga e liqenit dhe nuk lejojnë më hyrjet e daljet e qenve të rrezikshëm pa maska sigurie. Kemi disa javë që bëjmë  paralajmërime. Kanë filluar ti blejnë maskat, por ndodh që futen në park nga hyrje të tjera dhe ne i shohim vetëm kur dalin. Kemi nisur me vendosjen e gjobave, thanë punonjësit e Policisë Bashkiake. Ndërkohë, kreu i saj, Florenc Hoxha, sqaroi se deri tani janë gjobitur me 3-5 mijë lekë rreth 30 qytetarë, që mbajnë qentë race të rrezikshëm, si pitbull, doberman dhe pastor, ndërsa lëviznin në rrugët e Parkut Artificial, si dhe në ambiente të tjera çlodhëse pa asnjë masë sigurie. Nuk do ketë tolerancë. Duhet të sensibilizohen qytetarët që Parku i Liqenit Artificial dhe rrugët e Tiranës janë të të gjithëve dhe nuk ka arsye që një pakujdesi e tillë të vërë në rrezik të tjerët. Bëhet fjalë për raca të rrezikshme qensh, që edhe në botë lëvizin në ambiente publike me maska sigurie, tha Hoxha. Sipas tij, gjobat do të vazhdojnë për të gjithë ata që shkelin rregullat. Vetë qytetarët e Tiranës e kanë përshëndetur këtë masë. Shyqyr që kemi një vend ku mund të shëtisim fëmijët, por na ishte kthyer në makth, sepse gjithandej qen që i kemi frikë ne e jo më të vegjlit, u shpreh një nënë që shëtiste fëmijën pranë Liqenit Artificial. Duket se edhe vetë  të zotërit e qenve kanë nisur të ndërgjegjësohen. Unë ia kam blerë maskën. Është shumë i butë edhe pse duket i egër, po për siguri nuk e kam problem tia mbaj. Ndoshta ne ngaqë i rrisim vetë, nuk na bën përshtypje, por është normale që njerëzit të kenë frikë. Për aq kohë sa vijnë për tu qetësuar, ska asnjë arsye pse të mos ia vë rrugës maskën, tha dje i zoti i një qeni pitbull tek Liqeni Artificial. Por ka edhe nga ata që iu është prishur pak qejfi. Një grup të rinjsh i gjetëm teksa stërvitnin qentë e tyre të racës diku nga mesi i shëtitores të parkut të liqenit. Të katërt qentë e tyre ishin pa maska. Hymë andej nga shkolla Wilson dhe nuk kishte policë. Nuk të bëjnë gjë këta se jemi ne këtu. Maska nuk kemi, tha një prej tyre. Pak muaj më parë, një 40-vjeçar u sulmua sot nga dy qen të tipit doberman dhe pitbull në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Ai përfundoi për trajtim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Raste të tilla kanë qenë me dhjetëra vitet e fundit, ndërkohë që masat kanë munguar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›