“E forta” Etleva Golemi...
05/02/2009 “Norma” do të vijë për publikun shqiptar premierë mbrëmjen e 7 shkurtit, për të vijuar edhe më 8 dhe 13 shkurt, nën regjinë e Nicola Zorzit
E kanë vlerësuar si një Normë të rrallë në Evropë, që i jep forcë dhe vërtetësi veprës së Vincenco Belinit. Sopranoja Etleva Golemi nuk e ka për herë të parë njehsimin me personazhin e Normës në operën e njohur lirike. Vetëm disa muaj më parë ajo e interpretoi me sukses këtë rol në Itali dhe tanimë e risjell premierë për skenën shqiptare. Një nga rolet më të vështira vokalisht për një soprano, “Norma” do të vijë për publikun shqiptar premierë mbrëmjen e 7 shkurtit, për të vijuar edhe më 8 dhe 13 shkurt. Nën regjinë e Nicola Zorzit, skenografi të Genc Shkodranit, kostume nga Anila Zajmi, dirigjent kori Dritan Lumshi, dirigjent i shfaqjes është Edi de Nadai. Sopranoja Golemi do të shoqërohet në interpretimin e saj nga sllovaku Branko Robisak (Polione), Shpresa Beka, Armando Likaj, Aleksandër Rrapi, kori dhe orkestra simfonike e TKOB-it.
- ǒdomethënie ka ky rol për ju?
- Është dhe një rol tjetër në CV-në time, ndërkohë që nuk është hera e parë që bëj Normën. E kam bërë më parë në muajin maj në Bolonjë. Jam shumë e lumtur që arrij të bëj Normën, se është një personazh me të vërtetë i vështirë, sidomos nga ana vokale, po ashtu dhe nga ana e brendshme interpretative. Jam shumë e kënaqur që e realizoj edhe këtu dhe që teatri ynë e vuri në skenë. Është një rol që e bëj me shumë dëshirë, edhe pse është shumë i vështirë. Janë të rralla sopranot që e bëjnë këtë rol. Për këtë ndiej goxha përgjegjësi mbi vete, por është publiku ai që do të thotë fjalën e fundit.
- Pohuat se e keni interpretuar këtë personazh edhe më parë, çfarë vjen ndryshe këtë herë në skenën shqiptare?
- Është thjesht regjia ndryshe. “Norma” përgjithësisht është statike si regji.
- Meqenëse po flisni për regjinë, është e vështirë puna me regjisorin Zorzi dhe paralelisht edhe me kolegët e tjerë të shfaqjes?
- Edhe regjisori, edhe dirigjenti janë shumë të mirë, kështu që i vlerësoj jashtëzakonisht dhe kam kënaqësinë të punoj me ta. Edhe partnerët janë vërtet shumë të mirë. Gjithë stafi është shqiptar, përveç Poliones (Branko Robisak), që është i huaj.
- ǒvend zë ky rol në galerinë e roleve tuaja të tjera?
- Norma zë një vend shumë të rëndësishëm. Mund të them se është nga rolet e mia të preferuara bashkë me Violetën dhe Toskën.
- Norma është vënë në skenë para dhjetë vjetësh, e keni ndjekur atëherë?
- Po. Atëherë e ka interpretuar Mariana Leka. E kam ndjekur, por këtë herë është diçka më ndryshe, sjell diçka të re nga ana e regjisë.
- Përveç asaj që paraqet Norma për ju profesionalisht, sa të afërt e ndieni Normën si personazh?
- Ajo është shumë e fortë. Nuk mund të them se e gjej veten shumë të Norma, absolutisht jo. Megjithatë, kur ke marrë përsipër të luash një rol, do ta bësh. Unë mundohem të hyj në personazh. Norma është një personazh shumë i fortë, por dhe i brishtë në të njëjtën kohë. Është personazh vërtet i shkathët.
- Si mundoheni të hyni në personazh? Mund të rrëfeni udhën që ndiqni për në brendësi të rolit?
- Normalisht duke lexuar tekstin, duke e zbërthyer. Duke zbërthyer muzikën, përmbajtjen, çdo gjë. Pastaj, pa dyshim rol kryesor luan regjisori, që t’i shpjegon të gjitha me detaje.
- Një artiste që interpreton në skenat jashtë Shqipërisë dhe këtu. Ndieni ndryshim mes skenës dhe pritjes së publikut jashtë vendit dhe publikut “tuaj”?
- Të them të vërtetën, impenjimi në të dy herët është shumë i madh. Megjithatë, jam pritur shumë mirë edhe nga publiku atje, madje mund të them shumë më mirë se ç’e prisja.
- Duke pasur parasysh përvojën tuaj personale, është e vështirë të jesh një artiste e realizuar duke qenë njëkohësisht grua dhe nënë?
- Pa dyshim është e vështirë, por këtë kohë unë jam impenjuar shumë në teatër dhe kështu që besoj kam arritur diçka.
- “Norma” është përkufizuar shpesh si pjesë e ngritur për përvojën femërore dhe dashurinë. Ju si e shihni këtë pjesë në ditët e sotme, në kuptimin e asaj nëse vazhdon të jetë dashuria një ndjenjë kaq e fortë edhe sot?
- Pa diskutim. Dashuria është vërtet një ndjenjë e fortë dhe që mbizotëron.
- Atëherë, si do ta shihnit veten në këtë raport dhe ç’do t’ju këshillonit më të rinjve për të ecur përpara?
- Nuk di çfarë të them. Por mendoj se zakonisht jam shumë këmbëngulëse, punoj shumë dhe kjo ka lidhje me dashurinë. Kjo është dhe ajo që u them të rinjve, të punojnë shumë për të fituar diçka për veten e tyre.
- Së fundi, ç’mund të thoni për impenjimet tuaja aktuale artistike përveç “Normës”?
- Më 30 dhjetor interpretova “Andrea Chénier” në Foggia të Italisë bashkë me tenorin e Teatrit të Operës, Armaldo Kllogjeri. Doli një shfaqje e mrekullueshme. Këtë pjesë do ta sjellim në muajin prill edhe në TKOB, ku do të interpretoj përsëri rolin e Madalenës. Vetëm pak kohë më parë në TKOB sollëm “Triptikun”- Suora Angelica. Kam pasur aktivitet shumë të ngjeshur gjatë kësaj kohe, sidomos në Itali.