Elbasan, studentët e gazetarisë në protestë
05/02/2009 ELBASAN - U janë bashkuar më në fund kolegëve të tyre studentët e degës së gazetarisë në Universitetin e Elbasanit. Protesta e drejtuar nga Lëvizja Rinore për Integrim nuk ka pasur pjesëmarrjen që pritej. Drejtuesit e protestës kanë kërkuar të vendoset titulli dhe në tre vjet të merret një diplomë. “Ne kërkojmë një diplomë që të ketë elementet e një diplome universitare, si dhe titullin “gazetar”, në rast të kundërt ne do të vazhdojmë protestat tona deri në zgjidhjen e këtij problemi”, - kanë qenë thirrjet e studentëve. Pas mbarimit të ciklit 3-vjeçar studentët e gazetarisë marrin vetëm certifikatë.