E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tavolinën e togave të zeza 139 dosje për vrasje

05/02/2009  Deri më tani vetëm një është shpallur i pafajshëm. Ndër çështjet dhe vrasjet e tipit mafioz

DURRES- Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës u ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha dosjeve lidhur me akuzën e vrasjeve dhe tentativës së vrasjeve.

Dosjet

Në tre muajt e fundit kjo gjykatë ka vënë në dosjen e togave të zeza për të zbardhur 139 raste të vrasjeve dhe tentativës së heqjes së lirisë së shtetasve. Nisur nga deklarimet zyrtare të drejtësisë në Durrës mësohet se vetëm një shtetas ka mundur të marrë pafajësinë lidhur me akuzën e bërë ndaj tij, ndërkohë që 153 persona janë shpallur të fajshëm. Qyteti bregdetar është ndeshur me vrasje të tipit mafioz si dhe vrasje ordinere, ndërkohë që në disa nga dosjet e arkivuara në këtë organ drejtësie ende nuk kanë marrë përgjigje një sërë akuzash lidhur me heqjen e lirisë së shtetasve, pengmarrjet etj. Kjo gjykatë ka në tryezën e saj të punës 114 çështje të klasifikuara si vepra penale duke i kushtuar një rëndësi të veçantë. Në mënyrë paralele janë vënë në tavolinën e togave të zeza edhe 132 dosje të mbartura. Të tjera kanë qenë të mbartura nga periudha tjetër e vitit 2008, gjithsej 272 çështje të tilla. Nga këto, 153 çështje kanë përfunduar me vendime fajësie, 1 me pafajësi, 4 janë pushuar dhe 114 janë ende në gjykim. Në të njëjtin intensitet pune është vepruar edhe në shpalljen e vendimeve për çështjet civile. Në Durrës janë të mbartura 469 çështje, ndërkohë që së bashku me 315 dosjet e reja dhe të tjera të rikthyera nga Gjykata e Apelit gjyqtarëve të Durrësit do u duhet të marrin në dorë plot 786 çështje. Sipas të dhënave që afron zyrtarisht kjo gjykata, mësohet se në 140 raste janë mbyllur çështjet civile pasi personat që kanë ngritur padinë nuk janë paraqitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›