E fshirë nga historia

Brenda një periudhe gjashtë vjeçare, Ted Hughes u përball me vdekjet e papritura të katër njerëzve të dashur të tij. Në shkurt të vitit 1963, gruaja e tij e ndarë, Sylvia Plath, e kishte helmuar veten në kuzhinë pas një afere të tij me një grua tjetër, Assia Wevill. Ai ishte vetëm 32 vjeç kur mbeti i vetëm për t’u përkujdesur për fëmijët e tyre, Frieda, e cila ishte tri vjeçe dhe Nicholas, gati një vjeçar.
Gjashtë vjet më vonë, në mars të vitit 1969, Wevill e vret veten dhe Shura-n, vajzën e tyre katër vjeçare. Në atë kohë, nëna e tij Edith dukej sikur po e merrte veten pas një operacioni në gju, por Hughes frikësohej mos lajmi mund të ndikonte në shërimin e saj. Gjatë javëve në vijim, ai iu shmangej prindërve dhe nuk i vizitonte, as nuk u telefononte apo t’u shkruante. Kur babai i tij e kishte pyetur Olwyn, motrën e Hughes, se çfarë po ndodhte me të, ajo i kishte treguar por i kishte thënë ta mbante të fshehtë. Por ai nuk kishte mundur të heshtë dhe i kishte treguar gruas së tij. Edith kishte pësuar trombozë, kishte rënë në komë dhe kishte vdekur pas tri ditëve. Ted ishte i bindur se vetëvrasja e Wevill ishte humbja e fundit.
Në një letër dërguar mikut të tij të afërt, Lucas Myers, Hughes reflektonte mbi hisen e tij në vdekjet e gruas së tij dhe të dashurës, duke rrëfyer se me Plath ka qenë ‘vendosmëria e tij e çmendur’, derisa në rastin e Wevill ka qenë ‘pavendosmëria e tij e çmendur’. Kur na e pat dhënë një intervistë të rrallë në Londër në tetor të vitit 1996, Hughes pat thënë se vdekja e Plath ‘ka qenë e komplikuar dhe e pashmangshme, ajo ka qenë në ato shtigje gjatë pothuajse tërë jetës. Por vdekja e Wevill ka qenë e shmangshme.’ Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse ai është përpjekur ta shlyejë atë nga jeta e tij.
Shtypi ishte përmbajtur, për disa arsye misterioze, nga raportimi për tragjedinë. Faqet e krimit në gazetat e Londrës atë javë të marsit të vitit 1969 kishin vënë artikuj rreth mbytjes së një gruaje në shtëpinë e saj dhe rreth vdekjes së një vajze, e cila ia kishte vënë flakën vetes në Paris, por nuk kishte asnjë fjalë për vdekjet e Assia dhe Shura Wevill në
Clapham Common. Vetëm një gazetë lokale, South London Press, nuk kishte respektuar atë që kishte kaluar në heshtje. Madje edhe aty, storia kishte qenë në fund të faqes 13 dhe kishte harruar ndonjë lidhje të afërt ndërmjet poetit dhe të vdekurve.
Gjatë jetës së tij, Hughes iu ishte shmangur biografëve dhe gazetarëve dhe iu kishte kërkuar miqve të tij të përmbahen nga përmendja e tij në intervista apo në memoaret e tyre. Kur arkivi i tij në Emory University në Atlanta, Georgia, ishte bërë i disponueshëm për publikun në vitin 2000, aty mungonte prezenca e Wevill në jetën e tij: asnjë prej letrave të panumërta që i kishin shkëmbyer, shënimet, vizatimet apo fotografitë nuk ishin aty.
Në raste të rralla ku ai pajtohej të jepte detaje biografike, Assia dhe Shura asnjëherë nuk ishin përmendur. Ai kishte pohuar se pas vetëvrasjes së Plath dhe deri në martesën e tij me Carol Orchard në vitin 1970, i kishte rritur fëmijët e tij i ndihmuar vetëm nga anëtarët e familjes së tij apo një femër lokale, e cila i ndihmonte në punët e përditshme – se gjatë gjithë atyre viteve ai kishte qenë në kërkim të një figure femërore por ‘femra e duhur nuk ishte konkretizuar’. Në fakt, Wevill ka jetuar me të në atë që ajo e quante ‘shtëpi e fantazmës’ së Plath, 23 Fitzroy Road, London dhe më pas në Irlandë dhe Devon dhe i kishte rritur fëmijët e tij.
Në maj të vitit 1962, Assia dhe burri i saj i tretë, poeti kanadez David Wevill, ishin ftuar të kalojnë një fundjave bashkë me Plath dhe Hughes, të cilët po jetonin në fshatin North Tawton në Devon. Ka qenë në atë fundjavë, siç ka shkruar më vonë Hughes në një poemë, kur “Ëndërrimtari në mua ra në dashuri me të”. Gjashtë javë kishin kaluar para se ai dhe Wevill të takohen për herë të parë vetëm ata të dy, kur ai kishte ardhur në Londër për një takim në BBC.
Por Plath e kishte zbuluar shpejt aferën që kishte nisur të lulëzonte. E kishte nxjerrë jashtë dhe ai ishte i lumtur për t’iu bindur. Ditën vijuese ai kishte trokitur në derën e Wevill, duke mbajtur katër shishe shampanjë. Wevill nuk ua kishte mbajtur të fshehta kolegëve të punës intimitetet e saj me Hughes. Disi e fascinuar, ajo i kishte thënë Edward Lucie-Smith, "Në shtrat ai mban erë si të kasapit.” Në dy muajt vijues ai ishte shalakatur ndërmjet dy grave.
Në mes të shtatorit ai dhe Plath shkuan për pushime në Irlandë. Në ditën e katërt ai u zhduk. Vendndodhjet e tij kanë mbetur mistere jo vetëm për Plath por edhe për biografët dhe studiuesit pasues. Megjithatë, në kërkimet tona kemi zbuluar se kur Hughes ishte nisur në udhëtimin irlandez, ai e kishte pasur edhe një biletë për një destinacion tjetër.
Duke e lënë Plath në Irlandë, ai ishte ngutur për në Londër ta takonte Wevill dhe të dy ia kishin mësyrë jugut për një festë dhjetë ditore në Spanjë. Ai dhe Plath e kishin kaluar muajin e mjaltit atje dhe ajo e kishte urryer atë vend. Për atë dhe Wevill, udhëtimi kishte qenë një kënaqësi, duke i furnizuar ata me një shtytje kreative: një skenar filmi që kishin filluar ta shkruanin së bashku.
Kur ishte kthyer në shtëpi, Hughes kishte pasur një grindje të tmerrshme me Plath; ai kishte refuzuar të hiqte dorë nga e dashura e tij dhe ishte vendosur në Londër për një kohë të gjatë. Dy muaj më vonë, edhe Plath ishte vendosur në Londër. Hughes dhe Wevill nuk e mbanin më të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë. Ata ishin parë gjithkund, aq shumë saqë shumë njerëz gabimisht kishin menduar se ata të dy po jetonin se bashku.
Më 11 shkurt të vitit 1963, Plath i kishte dhënë fund jetës së saj. Dy ditë më vonë, Myers kishte ardhur për një vizitë ngushëlluese dhe e kishte gjetur Wevill duke pushuar në shtratin e Plath. Një muaj më vonë Hughes dhe Wevill vendosin ta abortojnë fëmijën që Wevill e mbante.
Wevill dhe bashkëshorti i saj, David, ishin pajtuar të ndahen pas një gjyqi gjashtë muajsh, dhe ai kishte shkuar në Spanjë, derisa ajo kishte shkuar të Hughes dhe fëmijët e tij. ata i kishin kaluar pushimet verore me prindërit e Hughes në Yorkshire. Në ditarin e saj, Wevill ka përshkruar një drekë familjare: derisa ajo ishte anuar mbi tavolinë për t’ia dhënë Frieda-s gjellën, ajo dhe Hughes ishin puthur.
Në shtator të vitit 1963 Hughes ishte kthyer me fëmijët e tij në Devon, duke e lënë Wevill
Të vetmuar në apartamentin e vdekjes: ai dëshironte t’i kushtonte vetes pak kohë dhe ajo kishte pasur dyshime për angazhimin e tij ndaj saj. Kur David ishte kthyer nga Spanja, ai i ishte bashkangjitur Wevill në apartamentin e Plath.
Afera kishte vazhduar, por ata e kishin pakësuar profilin e saj dhe kishin shpikur një kod sekret për korrespondencën e tyre. Hughes i dërgonte letrat ditore të dashurisë në shtëpinë e Wevill, të adresuara për F Wall Esq. Ka qenë një shaka private ndërmjet të dashuruarve, që Hughes ka qenë mizë në mur në shtëpinë e Wevill. Alexandra Tatiana Elise (me nofkën Shura) ishte lindur më 3 mars në vitin 1965. dhjetë muaj më vonë, Wevill e kishte braktisur David-in dhe kishte shkuar me Ted-in në Irlandë. Ka qenë një kohë e lumtur dhe Hughes ishte i kënaqur dhe i lehtësuar që fëmijët e tij kishin shkuar te gjysmë-motra e tyre.
Hughes po shpërthente me ide. Ai madje kishte gjetur fuqinë të hetonte në vetëvrasjen e gruas së tij dhe kishte filluar ta shkruajë ‘Crow’, duke ia dhënë Wevill skicat që t’i komentonte. Më vonë, ai ia dedikoi librin asaj dhe Shura-s. Ditarët e Wevill, ende në duar private, japin të dhëna unike mbi Hughes në punë.
Wevill ka qenë një partnere e përkryer: me prirje artistike, ajo kishte shkruar disa poezi dhe ishte piktore mjaft e aftë, por nuk ishte ambicioze dhe kishte ego artistike.
Të dy së bashku kishin punuar në një libër me poema të Hughes dhe vizatime të saj. Tema ka qenë ‘Full House’, një varg letrash bixhozi në të cilat mbretërit, mbretëreshat dhe fantet ishin figura biblike, mitologjike dhe historike.
Poeti dhe përkthyesi Michael Hamburger, mik i afërt i Hughes, rikujton një projekt tjetër të Wevill dhe Hughes: Wevill ia kishte treguar atij "pikturat në miniaturë në ngjyra të shndritshme me shumë kafshë dhe bimë”. Asnjëri projekt nuk ishte realizuar dhe megjithëse disa poema kishin mbijetuar, asnjë prej vizatimeve të Wevill nuk kishte mbijetuar.
Në fillim, ata kishin planifikuar të qëndronin në Irlandë për pesë vite, por pas disa muajve ata duhej të ktheheshin në Devon, të kujdeseshin për nënën e sëmurë të Hughes. Prindërit e tij ishin llahtarisur nga marrëdhënia skandaloze e birit të tyre me gruan arrogante, tri herë të martuar: ata frikoheshin se e ka shkatërruar reputacionin e tij. Babai i Hughes vendosmërisht e kishte injoruar prezencën e Wevill. Ai kurrë nuk i kishte folur, kishte refuzuar të ulej në të njëjtën tavolinë dhe e shmangte shikimin e tij kur ajo e vendoste pjatën me ushqim përballë tij. Dhe në çfarëdo mosmarrëveshje ndërmjet Wevill dhe prindërve të tij, Ted pa ndryshim merrte anën e tyre.
Edith Hughes lëvizte nga një periudhë e sëmundjes në tjetrën dhe përfundimisht Hughes e kishte kuptuar se ajo kurrë nuk do të bënte më mirë përderisa ajo dhe Wevill jetonin nën të njëjtën çati. Ai e ndërmori një plan shkëputjeje: Wevill dhe Shura do të ktheheshin në Londër dhe të presin atje derisa nëna e tij të ishte në gjendje të kthehej në shtëpinë e saj në Yorkshire. Në një fundjavë Wevill dhe Shura zbresin në Devon dhe ai i kishte vizituar ato në udhëtimin e tij për në Londër. Ata kishin vazhduar të kërkonin një shtëpi për vete, por Hughes ishte përplasur me të gjithë. Ia kishte bërë të qartë Wevill se të qenit pranë tij në kohën kur Plath kishte kryer vetëvrasjen e kishte fëlliqur atë përgjithmonë dhe se ai nuk do të martohej kurrë me të. “Kam jetuar me ëndrrën e të jetuarit me Ted-in dhe kjo ishte ndërprerë,” ka shkruar ajo në shënimin e saj të vetëvrasjes për babanë e saj.
“Nuk mund të ketë një burrë tjetër. Kurrë.”
Shura ishte bërë bërthamë e ekzistencës së Wevill dhe ajo ishte e bindur se nëse mbetej pa nënë, fëmija katërvjeçar do të bëhej qytetar i klasit të dytë në vatrën e Hughes. Ajo kishte frikë se Shura ishte shumë e vjetër për t’u adoptuar dhe nuk kishte pasur dëshirë që ajo të rritej e vetmuar si fëmijë i birësuar, apo si jetim. Veprimi i saj vrastar në këtë mënyrë ka qenë rezultat i një mbi-përgjegjësie të shfytyruar.
Menjëherë pas vdekjes së saj, Hughes kishte shkruar një poemë në të cilën e kishte torturuar veten rreth të qenit shkatërrues ndaj më të afërmve dhe më të dashurve të tij. kurrë nuk e kishte botuar këtë poemë. Në vitin 1990, ai ka botuar një vëllim me 20 poema, “Capriccio”, që vërtitej rreth Wevill. Në të, ai e fajësonte atë për vënien me vetëdije të flakës vetës në turrën e druve të funeralit të Plath.
Pjesë nga libri “A Lover of Unreason: The Biography of Assia Wevill” nga Yehuda Koren dhe Eilat Negev
Përktheu: Alfred Beka