Erioni dhe Olta bisedojnë vetëm
Olta i ka kërkuar Erionit të bisedojnë diku, ku të mos i dëgjonte njeri dhe i thotë atij t’i tregonte diçka më shumë për veten, pasi do të donte ta kishte më tepër mik. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin ta vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë se ka folur dhe me Adën para se ajo të ikte dhe i ka thënë që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Ai shprehet se Bertina është thjesht një pjesë, dhe vajzat nuk kanë pse t’i shmangen.
Miri flet me djemtëJetmiri, Kika, Edi dhe Erioni qëndrojnë në kopsht dhe Jetmiri pyet Edin nëse ka qenë në gjumë mbrëmë, ndërkohë që banorët këndonin me zë të lartë dhe ai përgjigjet që ka ndenjur deri në një moment e më pas ka rënë për të fjetur. Jetmiri u tregon atyre se mbrëmë është acaruar shumë kur Klodi thoshte nëpër dhomë: “A ka burra këtu, apo s’ka”? Djemtë nuk reagojnë. Edi kthehet te biseda ku Jetmiri donte të fliste për Klodin. Jetmiri tregon se Klodi e ka provokuar nga ana seksuale dhe nëse do të vazhdonte, Jetmiri thotë se do të bënte skandal. Ai thotë se Klodi ka pohuar që nuk do të provokonte e nuk do të luante me gjëra të kësaj natyre, por në të vërtetë ka filluar ta bëjë. Jetmiri vazhdon bisedën me Edin dhe i përgjigjet se e gjitha ka filluar pasi Jetmiri ka shkuar te krevati i Klodit për t’i bërë të pushonin e t’i linin të flinin, por pasi Olta i ka bërë një shenjë Klodit për ta ngacmuar Jetmirin, Klodi ka filluar provokimet. Jetmiri shprehet se është nervozuar shumë dhe ka dashur të reagojë shumë keq, por e ka mbledhur veten. Edi shprehet se ndoshta e gjitha ka qenë një shaka e tepruar dhe Jetmiri i përgjigjet se mbrëmë janë kaluar të gjitha limitet e shakasë. Ai shton se gjestet e Klodit janë bërë me paramendim, pasi ai ka vepruar menjëherë pasi ia ka bërë Olta me shenjë. Erioni i drejtohet Jetmirit që ai nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të tij, pasi Klodi është duke bërë lojën e tij.
Jetmiri sqarohet me KlodinJetmiri ka marrë veç Klodin për t’u sqaruar mbi provokimin që i ka bërë Klodi një natë më parë. Jetmiri e pyet se pse ka vepruar në atë mënyrë, duke qenë se ai i është afruar shumë dhe Klodi i përgjigjet se ashtu e ka ndjerë të veprojë. Jetmiri e pyet se çfarë do të thotë me këtë dhe Klodi përgjigjet që Jetmiri ka shkuar vetë te krevati i tij. Jetmiri ia kthen se mbrëmë nuk ka qenë hera e parë që ai ka shkuar te krevati i tij, por Klodi nuk kishte vepruar asnjëherë në atë formë. Klodi i thotë se nëse është ndjerë keq, duhet t’ia kishte thënë më parë. Jetmiri i thotë Klodit se nëse do ta përsëritë atë gjest, atëherë ka për të reaguar shumë keq. Klodi thotë që ky nuk është problem për të, pasi Jetmiri i është futur vetë në krevat dhe Klodi i ka thënë disa herë që të çohet. Jetmiri shprehet se atij i duket se veprimet e tij kanë qenë me paramendim dhe ai nuk do që të përsëriten më. Ai shton që Klodi është shprehur se nuk do të luajë me homoseksualitetin e tij, por Jetmirit i është dukur se mbrëmë ai e ka ngacmuar me tendencë dhe se është ndjerë i provokuar. Jetmiri shprehet se Klodi ka dashur që në bazë të reagimeve që mund të kishte bërë, ai do të ishte larguar nga loja. Klodi thotë se kjo nuk i ka shkuar në mend. Jetmiri e paralajmëron për herë të fundit që Klodi mos t’i bëjë më ato veprime dhe Klodi përgjigjet që nëse ai do t’i shkojë përsëri në krevat, ai ka për ta ribërë. Jetmiri thotë: “Provoje dhe do ta shikosh”.
Erioni dhe Olta bisedojnëErioni dhe Olta shkojnë në dhomë dhe zgjedhin pikërisht atë vend, pasi thonë që vetëm aty nuk mund t’i dëgjojë asnjeri. Olta i kërkon që ai t’i tregojë ndonjë histori nga jeta, pasi do të ketë një shok shumë të mirë aty brenda, duke nënkuptuar pikërisht Erionin. Ajo i tregon që babai i saj nuk ka qenë në dijeni për futjen e saj në BB dhe nuk e ka ditur as për audicionin, pasi ai nuk ishte dakord që ajo të bëhej pjesë e kësaj eksperience. Olta shprehet se i ati e ka parë vetëm kur ajo ka hyrë aty dhe ndërkohë Olta përlotet dhe thotë se nuk e di se si i ka pritur ai veprimet e saj. Erioni mundohet t’ia kalojë dhe i thotë që ai nuk ka pasur probleme të tilla dhe shprehet se Olta i është dukur më aktive gjatë kohës që ka qenë në nominim. Ajo është më e qeshur, më e qetë dhe më aktive. Olta kërkon të dijë se pse nuk ia ka thënë më parë dhe ai përgjigjet se nuk i ka rënë rasti të flasin. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin ta vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë se ka folur dhe me Adën, para se ajo të ikte, dhe i ka thënë që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Ai shprehet se Bertina është thjesht një pjesë, dhe vajzat nuk kanë pse t’i shmangen. Olta thotë se ai ka ndryshuar dhe nuk është Erioni që ajo ka njohur kur ka qenë vetëm. Ai përgjigjet që kjo është normale, pasi njeriu kur lidhet nuk i bën disa gjëra, për të mos e bërë partneren të ndihet keq, dhe në të njëjtën kohë duke sakrifikuar veten. Olta shprehet se ai nuk ka ditur të bëjë ndarjen mes shoqërisë dhe të dashurës. Erioni e pranon këtë gjë dhe thotë se ka marrë një rol tjetër brenda shtëpisë dhe nuk do të ndryshojë. Olta tregon përsëri për babanë e saj dhe thotë se e ka marrë malli shumë dhe shpreson që ai të mos jetë i mërzitur me të. Olta thotë se është shumë e lidhur me familjen, ndërsa Erioni thotë se si natyrë është i ftohtë dhe kur e përkëdhelin shumë, i duket çudi. Ai tregon se si karakter është shumë i qetë, por nuk i duron padrejtësitë.
Klodi, i mërzitur nga debati me MirinKlodi duket vërtet i mërzitur. Ai thotë se e ka marrë malli për të ëmën dhe se do donte që t’ia dëgjonte zërin për pak çaste. Të tjerët e kuptojnë mirë gjendjen e tij të rënduar dhe i thonë që të qajë se ndoshta do ndjehet më mirë më pas, por ai refuzon, duke thënë se nuk do ta bëjë kaq të dukshme gjendjen e tij shpirtërore. Ai nuk i mban dot lotët, edhe pse përpiqet ta mbajë veten. Klodi tregon se u mërzit nga fjalët e Mirit dhe thotë se më mirë do ishte të kishte vepruar me gjeste, sesa i tha ato fjalë. Seldi e këshillon Klodin që të mos harxhojë lotët për diçka që nuk ia vlen, apo për njerëz që u bëhet qejfi, por Domenika e kundërshton, duke i thënë se më mirë të qajë e të qetësohet, se sa t’i mbajë përbrenda.
Bertina dhe Erioni debatojnë për OltënBertina është e mërzitur me Erionin pas një veprimi të këtij të fundit, i cili përqafoi e puthi Oltën në sy të saj e ai justifikohet se ndodhi. Bertina acarohet edhe më shumë me përgjigjen e tij dhe i kërkon që t’i mendojë mirë ato. Ajo shprehet se ai nuk po e kupton fare se çfarë po i thotë ajo dhe as nuk i kërkon të falur për veprimin e tij. Erioni pranon se bëri gabim, por vazhdon me të tijën, se ndodhi ajo gjë tashmë. Gjithsesi ai i kërkon të falur, por Bertina i kërkon që ai ta bindë se nuk do ndodhë më kjo gjë dhe se do marrë përsipër përgjegjësitë e veta e të dijë se çfarë bën. Erioni bën sikur premton duke bërë shaka, por nuk bie dakord me fjalët e saja, madje i thotë se edhe ajo ka pasur një rast të tillë me njërin nga djemtë. Bertina ia kthen se asaj nuk i erdhi mirë nga përqafimi që i bënë, ndërsa ndryshe nga ajo, atij i erdhi mirë nga Olta. Ajo shprehet se me sjelljet dhe përgjigjet e tij po arrin kulmin. Erioni ia kthen se edhe ajo, Bertina, nuk duhet ta provokojë dhe i sjell një shembull, e më pas shton se nëse ajo nuk do kishte bërë provokime, nuk do kishin ndodhur këto situata. Bertina i thotë se me këto veprime që bën ai, e frikëson për lidhjen jashtë, por Erioni ia kthen të presë njëherë deri sa të dalin, ndërsa ajo mendon pas kësaj përgjigjeje se kur të dalin, nuk do i dihet se çfarë do ndodhë me lidhjen e tyre. Erioni mendon se këtu situata është ndryshe, por Bertina tregon se kuptoi diçka prej tij, që ai ndryshon nga situata në situatë e po ashtu edhe ndjenjat, ndërsa për të, ndjenjat dhe dashuria janë njësoj kudo. Ajo thotë se kjo shprehje që nuk e dinë se çfarë do ndodhë me lidhjen e tyre jashtë, po e ndihmon që të jetë me këmbë në tokë e të kuptojë më mirë disa gjëra. Erioni mendon që ajo t’i kërkojë gabimet edhe te vetja e jo vetëm tek ai dhe merr si shembull mendjemadhësinë e saj. Ajo shprehet se mendjemadhësia ose vetëvlerësimi mund të jetë diçka pozitive, sidomos në lidhje me ndonjë person dhe e ka fjalën për Oltën, ndërsa Erioni nuk e kupton fare këtë shprehje. Bertina i thotë se nuk i pëlqen që ai bie pre e provokimeve, por sipas Erionit, ai thjesht luan lojën e atyre që duan të luajnë me të. Bertina vazhdon me xhelozinë ndaj Oltës dhe i thotë se nuk i pëlqen që ai luan rolin e mashkullit të përvëluar për femra, por Erioni e kundërshton se nuk i pëlqen ai rol dhe thotë se është keqkuptuar ajo, e nuk i kupton gjërat. Bertina ia kthen se ka qenë ai që nuk ka ditur t’i ndajë gjërat e i ka çuar situatat deri në këtë pikë, sa keqkuptohen për çdo gjë dhe se vazhdon që të bëjë gabime të tilla. “Nëse po gaboj, atë e di unë e jo ti”, thotë ai dhe i kërkon Bertinës që t’i tregojë se ku ka gabuar. Ajo thotë se ai nuk e respekton me ato veprime që bën, por për Erionin, ato ishin pasojë e provokimeve të saj, të Bertinës, dhe i kërkon që të mos luajë më me të, edhe pse Bertina i thotë se nuk po luan.
#