E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nga syri i Danielit

Gjithçka kishte filluar si punë diplome, ndërsa që nga sot do të shndërrohet në një ekspozitë.

Kosova në gjithë zhvillimin e saj disa vjeçar mbetet ende një vend atraktiv nga syri i një fotografi. Në anën tjetër është bota e cila ende e parafytyron vendin tonë nga pamjet e refugjatëve të luftës së vitit 1998 – 1999.

Një pamje të një zhvillimi disa vjeçar apo të një realiteti sado të hidhur apo edhe progresive që jetojmë, tenton ta tregoj edhe fotografi gjerman Daniel Müller.

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që nga sot, në ora 16 :00, dhe për tri javë rresht do të jetë hapur e ekspozita e këtij fotografi, me titull “Kosova”.

Që nga fillimi i vitit 2008, e deri sot kjo është vizita e pestë që Danielit i bën Kosovës.
“E kam filluar rrëfimin e Kosovës si një temë diplome për fakultet dhe në atë kohë po dëgjoheshin fjalë për pavarësinë e Kosovës”, tregon Müller për Express.

Qëllimi i tij thuhet të jetë dokumentimi i një zhvillim kohorë të Kosovës përmes fotografisë.

Fotografitë e Müller prekin jetën e pothuajse gjitha komuniteteve në Kosovë ndoshta me një fokus më të madh tek shqiptarët dhe serbët.

Aty paraqitet mjerimi, gëzimi, loja por edhe jeta e thjeshtë e qytetarëve të Kosovës.
“Kosova është një shtet i vogël dhe për mua ka qenë shumë lehtë të shkoj në gjitha anët e Kosovës dhe jo vetëm të ri në Prishtina. Prishtina është një vend interesant por ka edhe shumë vende të tjera”, tha Müller.

Gjatë punës është normalë që të ballafaqohesh me reagime të ndryshme qofshin pozitive apo negative.

Me shqiptarët, Müller duket të ketë pasur lehtë për shkak se secili dinte të fliste apo mundohej të fliste gjuhën gjermane.

Me serbet e Kosovës ishte opozita e asaj që kishte përjetuar me shqiptarët.
“Ka qenë e vështirë të bëjë fotografi për shkak se njerëzit ishin të mbyllur”, tha ai.
Ndoshta janë të lodhur?

“Ndoshta janë edhe të lodhur dhe ndoshta njëra prej arsyeve është që Gjermania është një vend nuk i ka trajtuar ata shumë mirë dhe bëhen nervoz. Mua më bënin fajtor se unë iu kam marrë vendin e tyre”, tregon ai.

Por Müller nuk ishte ndalur dhe iu ishte rikthyer edhe shumë herë njerëzve të njëjtë duke fituar kështu edhe besimin. Ndërsa është holli i Teatrit Kombëtar, ku do t’i shihni dhe vlerësoni 25 fotografitë që i sjell Müller.

“Do ta shihni një seleksiono të fotografive nga 3 vizitat e parë që i kam pasur në Kosovë në vitin 2008 nga vende të ndryshme”, tha ai në fund.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›