E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamy, një konferencë për shkrimtarin në Tiranë

Pranvera Frankofone

Në kuadrin e aktiviteteve vazhdojnë të organizohen në Tiranë, por edhe në disa qytete të Shqipërisë në kuadrin e Pranverës Frankofone që sivjet feston përvjetorin e 40-të, një konferencë do t’i kushtohet edhe shkrimtarit Albert Kamy. E titulluar “Kamy, një arsye për të jetuar, një arsye për të vdekur”, konferenca do të organizohet në ambientet e Aleancës Franceze, ora 18:00. Ndërkohë, një sërë aktivitetesh të tjera që do të zgjasin deri më 7 prill janë programuar të organizohen.

Një ekspozitë librash francezë do të çelet sot në bibliotekën e qytetit të Përmetit, një konkurs i 10 fjalëve të Frankofonisë do të organizohet në Korçë, ndërsa programi vazhdon me ku parashikon koncerte, performance teatrore, biseda letrare në Shkodër, Korçë, Elbasan, Përmet. “Frankofonia u ka rezistuar sprovave të kohës dhe ka ditur të rigjenerohet e reformohet duke ruajtur identitetin e saj jo vetëm falë angazhimit militant të

gjithë atyre që i kanë shërbyer dhe e kanë përkrahur me besnikëri përgjatë këtyre dyzet vjetëve, por edhe falë gjuhës dhe vlerave të cilat na bashkojnë”, ka shënuar për këtë aktivitet Abdou Diouf, sekretari i përgjithshëm i Frankofonisë. Aktivitetet zhvillohen nga Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke maqedonase dhe institucionet kulturore në vend.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›