E gjithë Formula 1, kundër Moslit
Maks Mosli duket se është shumë pranë largimit nga posti i presidentit të FIA-s, pasi atij i janë kundërvënë disa nga skuadrat më të njohura të Formula 1. Pas skandalit të videos pornografike të publikuar në internet, Mercedes, BMV, Honda dhe Tojota kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme ndaj tij, pasi kishte njollosur botën e automobilizmit dhe nuk pranonin që të përfaqësoheshin nga një person i tillë. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe sheiku i Bahreinit i ka kërkuar atij që të mos marrë pjesë në garën e fundjavës të Formula 1, ku bën pjesë në grupin organizator.
Vetëm 5 ditë pas shpërthimit të skandalit të orgjisë së Maks Moslit, skuadrat e Formula 1 kanë ngritur zërin, duke kërkuar tashmë që të mos përfaqësoheshin nga një person i tillë. Në mëngjesin e djeshëm u publikua një komunikatë e përbashkët e Mercedesit dhe BMV-së, dy kompani të cilat marrin pjesë me makinat e tyre në aktivitete të ndryshme të organizuara nga FIA. "Përmbajtja e materialeve të publikuara është e turpshme. Si grupe industriale, mbajmë distancat në mënyrë të qartë nga ajo që ka ndodhur. Ky incident ka lidhje me Maks Moslin, si personalisht, ashtu edhe si president i FIA-s, e cila përfshin nën mbulesën e saj organizative të gjithë klubet motoristike në botë. Si rrjedhojë, pasojat e saj kalojnë kufijtë e industrisë automobilistike sportive. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga organet përkatëse të FIA-s", shkruhet në këtë letër të Mercedesit dhe BMV-së. Pak më vonë, edhe Honda e Tojota kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre rreth kësaj situate. "Tojota Motorsport nuk miraton asnjë sjellje që mund të dëmtojë imazhin e Formula 1, ndërsa në veçanti çdo sjellje që mund të interpretohet si raciste apo antisemite. Personalitetet e rëndësishme të çdo sporti duhet të përfaqësojnë standardet më të larta të sjelljes", shkruhet në deklaratën e Tojotës. Ndërsa Honda ka bërë thirrje për masa të menjëhershme ndaj Moslit. "Skuadra Honda është shumë e zhgënjyer nga ngjarjet e fundit që kanë parë përfshirjen e z. Mosli dhe është e shqetësuar, sepse ajo që ndodhi mund të dëmtojë reputacionin e Formula 1 dhe të gjithë anëtarëve të saj. Kërkojmë që FIA të shqyrtojë me kujdes çështjen dhe të marrë një vendim të menjëhershëm në interes të Formula 1 dhe të gjithë automobilzimit", shkruhet në deklaratën e kompanisë japoneze.
Princi trashëgimtar i Bahreinit, Sheik Salman Bin Hamad Al Kalifa, ka bërë të qartë nëpërmjet një letre se nuk dëshiron që Mosli të jetë pjesëmarrës në garën e kësaj fundjave që zhvillohet në pistën e Sakhirit. "Po ju bëj të ditur pozicionin e qeverisë dhe shtetit të Bahreinit. Gjëja më e rëndësishme është suksesi i ngjarjes sportive për të gjithë subjektet e përfshira: Mbretëria e Bahreinit, Formula 1 dhe spektatorët. E gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në garë. Për këtë arsye, me keqardhje duhet t‘ju komunikoj se në situatën aktuale, nuk do të ishte e këshillueshme prania juaj", shkruhet në letrën e princit të Bahreinit.