E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina, pezullohen 6 lojtarë të Ilirisë

Incidentet e fundjavës në takimin Iliria-Albpetrol janë shoqëruar me masa të ashpra nga Komisioni i Disiplinës, i cili ka pezulluar 6 lojtarë të skuadrës së Fushë-Krujës. "Luçian Shkëmbi, Indrit Gjokeja, Afrim Deliu, Indrit Ujka, Adnand Balliu dhe Sokol Selaci, për goditje me grusht të gjyqtarit, pezullohen një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike dhe gjobiten me nga 200 mijë lekë gjobë secili. Zyrtari i KF Iliria, Ismet Mavriqi, për fyerje të arbitrit, dënohet me 3 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 50 mijë lekë. KF Iliria, për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes Iliria-Albpetrol dhe dhunën e ushtruar ndaj arbitrave, i pezullohet fusha e lojës për 4 ndeshje dhe gjobitet me 300 mijë lekë", shkruhet në relacionin e Komisionit të Disiplinës, i cili bëri të ditur se në këtë mbledhje kishte qenë i pranishëm edhe gjyqtari i dhunuar, Shkëlqim Guçe.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›