E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjuan drogën dhe ikë për në Shqipëri

Hedhë qesen me drogë dhe ikë në drejtim të Shqipërisë. Një person në fshatin Babajt Bokes të Gjakovës, më t’i vërejtur policët e Kosovës e kishte hedhur nga dora një qese në të cilën kishte mbi pesë kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit mariuhanë.

I dyshuari ka arritur të ikë në drejtim të territorit të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›