E godet me kamion, ndërron jetë këmbësori

Një person i moshës 76-vjeç, ka ndërruar jetë pasi që është goditur nga një kamion.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari mashkull Kosovar/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull Kosovar/Shqiptar (76) vjeçar, i cili nga plagët e mara ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare.
I dyshuari është arrestuar ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/