Podujevë, vrasje në tentativë

Raportohet se një person kishte shkuar në një kafiteri dhe iu është afruar një personi në tavolinë duke i bërtitur dhe duke ia vendos tytën e armës në kokë, e cila dyshohet të jetë me gas.
Me ndërhyrjen e një personi tjetër, arrin që t’ia largojë revolen nga koka dhe të dyshuarit i shkrep arma në kokë, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një gëzhojë. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit nga ana e policisë por nuk kanë gjetur asgjë. Prindi i të dyshuarit më vonë e ka gjetur revolen e tipit EKOL SPESIAL 99 me numër EU-1292194 në oborr dhe e ka sjellur në stacion./Indeksonline/