E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hëna do të nisë me remonte të shumta të energjisë

Kompania CEZ Shpërndarje bën me dije se ndërprerjet do të nisin nga dita e hënë kryesisht nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Sipas grafikut, mungesë energjie do të kenë bashkia e Himarës, Bashkia e Memaliajt, Fshat Memaliaj, Luftinj, Kurveleshe, etj. Gjithashtu, ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në qytetin e Peshkopisë, komunat Tomin, Kastriot, Muhur, Luzni, Selishtë, etj. punimet në rrjetin do të prekin edhe nënstacionin 110/6 KV LAÇ-1, ku pa energji do të mbeten disa lagje të qytetit, si dhe disa fshatra, si Gjorm, Zhej, Shën Mëri, etj. Ndërprerjet në këtë zonë do të kryhen gjatë së martës.

Gjithashtu, mungesë energjie do të ketë edhe në Bashkinë e Mamurrasit dhe rrethinat. Ndërkohë, gjatë së hënës mungesë të gjatë energjie do të ketë edhe në disa lagje të Tiranës, si zona e Stacionit të Trenit, Rr Jordan Misja, Rr Siri Kodra, Paskuqan 1, Koder Insitut, Bathore (lagjet 2,3,5), Ish-Kombinati Josif Pashko, Kodër Institut, Babrru, etj.

Zona të tëra në Durrës do të kenë mungesë të rrymës, për shkak të punimeve në nënstacionin 35/6 kV Shijak. Për pasojë, zonat Sukth, Marikaj, Xhafzota, Rrushkull, Manze, Gjiri I Lalzit, Gërdec, Prezë, Fushë Prezë, do të kenë ndërprerje të rrymës elektrike. /Start/

                                                                                             2012-03-11 09:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›