Gjuha Shqipe futet në shkollat italiane

Këshilli i Ministrave të Italisë, nën drejtimin e kryeministrit Mario Monti, miratoi propozimin e ministrit të Jashtëm dhe atij të Punëve Rajonale, ku midis gjuhëve, është edhe ajo shqipe.
Gjuhë të tjera, gjithsej 12, është ajo greke, katalane, gjermane, greke, sllovene, franceze, frankoprovencale, fruilane, ladine, oçitane dhe sarde.
Vendimi u përshëndet nga Ministria e Arsimit shqiptare, për shkak edhe se në Itali ka më shumë se 500 mijë shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë atje. “Ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve të familjeve të komunitetit shqiptar në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat italiane do të këtë një ndikim pozitiv jo vetëm në zotërimin e gjuhës dhe kulturës amtare dhe gjithë programit mësimor në shkolla, çka do të rrisë shanset e të rinjve,- brezi i dytë i emigracionit shqiptar në Itali,- për karrierë dhe punësim”, tha Tafaj. /Start/
2012-03-11 09:09