Gazsjellësi që mund t’i “japë peshë” Fierit

Tashmë janë zbardhur plotësisht jo vetëm gjurmët e shtrirjes së Gazsjellesit Trans-Adriatik, por edhe shumë detaje teknike, strategjike, socialekonomike etj.
Në qarkun e Fierit, arteria ndërkombëtare energjitike përfshin komunat Strum, Zharrëz, Mbrostar, Dërmënas e Topojë. Tubacioni i gazit pasi vjen nga Berati, shtrihet në fshatin Velmish, përshkon komunat e sipërpërmendura dhe përfundon në bregdetin e Semanit. Ende nuk është vendosur se ku do të ndërtohet stacioni i gazit, por mendohet në mes të kuadratit Mbrostar-Topojë, lumit Seman dhe kanalit kullues Levan-Darëzezë.
Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Fier, inxh. Vasil Ndreko prezanton rëndësinë e madhe gjeo-strategjike dhe gjeo-ekonomike të këtij projekti madhor, që presupozon investimin më serioz të dekadave të fundit në Shqipëri. "Ky projekt rrit peshën e qarkut Fier në planin gjeo-strategjik dhe atë social-ekonomik, ul koston për energjinë dhe prodhimet industriale, pasi do të zëvendësojë përdorimin e energjinë elektrike me gazin, i cili ka një çmim shumë më të arsyeshëm”, tha Ndreko.
Sipas tij, instalimi i rrjetit gazsjellës do t'i japi akses eksportit të energjisë elektrike. "Kalimi i arteries energjetike në zemër të turizmit natyror dhe historik fierak, natyrisht që do të ushtrojë ndikimet e veta pozitive, pasi shoqërohet me një përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës, shkallës së popullimit nga specialiste të huaj dhe nga vendi etj", u shpreh ai. Megjithëse në fazën e hartimit të projektit, interesat për komunitetin e Fierit janë qartësisht të dallueshme.
Ndreko thotë se gjatë fazës së punimeve do të punësohen rreth 1500 punëtore e specialiste, do të ndërtohen rreth 40 km rrugë të reja dhe rehabilitohen rreth 90 km të tjera drejt fshatit Seman. Aksionerët e TAP dhe projektuesit kanë parashikuar që të lënë disa volume gazi për të furnizuar tregun shqiptar (rreth 1 mmk gaz në vit). Specialistët dhe ndërtuesit, kryesisht do të jenë nga vendi.
- TAP, korridori i shtrirjes dhe leverdia ekonomike
TAP (Gazsjellësi Trans- Adriatik) nis në Greqi, kalon nëpër Shqipëri dhe nëpërmjet detit Adriatik do të përfundojë në brigjet e Italisë jugore. Ky tubacion lidhet me rrjetin e gazit të fushave të Shah Deniz, Azejrbaxhan dhe do të furnizojë tregjet evropiane. Kapaciteti i trasportit të gazit drejt Evropës në vitin 2017, pas përfundimit të rrjetit, planifikohet në 20 mmk në vit.
Ai garanton furnizimin afatgjatë të Evropës me gaz, pasi e lidh atë me burimet e reja të bollshme të pellgut gazmbajtës të Kaspikut e më gjerë. Aksionerët e TAP-it, Etzel Gas Larger, Statoil dhe E.ON Ruhrugas, janë tre nga aktorët kryesore të tregut energjitik në Evropë dhe kapitali i tyre i përbashkët llogaritet mbi 100 miliard euro. /Start/
2012-03-11 09:48