Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, “Përtej Kufijve”
ELBASAN - Në Elbasan u zhvillua për të trembëdhjetin vit rradhazi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Përtej kufijve”. Mbylljen e këtij Festivali e bëri të shtunën, trupa e ardhur nga Serdenja e Italisë, shfaqja e të cilës u realizua në Kishën Shën Maria në Kalanë e qytetit të Elbasanit. Ndryshe nga edicionet e tjera, ky i sivjetmi u zhvillua në një formë krejt të pazakontë, në lëvizje, dhe gjithmonë në skena të ndryshme të improvizuara nga vetë organizuesit. Ndërsa në vitin 2012 Festivali i rradhës do të zhvillohet sërish në Teatrin “Skampa”,dhe kjo përkon edhe me dy ngjarje të mëdha, 95-vjetorin e krijimit të teatrit elbasanas, dhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor nisi në fillim javë me performancën e teatrit “Koreja” të Leçes, Itali, me “Gestures and Zoom”, interpretuar nga artistët Admir Shkurtaj, Giorgo Distante dhe Redi Hasa. Në natën e parë të këtij eventi tre instrumentistë prfesionistë sollën para artëdashësve muzikë bashkëkohore, teatri dhe ballkanike. Më pas, skena e improvizuar u zhvendos në ambientet e Teatrit të Kukullave në teatrin “Skampa”, ku trupa e Teatrit të Bitolas, Maqedoni, interpretoi shfaqjen “Më në fund” me regji të Blagoj Micevsk. Drejtori i Festivalit.Në mbyllje të këtij eventi Drejtor Artistik, Adonis Filipi, e cilësoi atë, si më të rëndësishmin e qytetarisë dhe kulturës së qytetit të Elbasanit. “Festivali i titulluar “Përtej kufijve” sivjet u mbajt në kushte të vështira,pasi në gusht u dogj aksidentalisht godina e Teatrit “SKAMPA”. Megjithatë Drejtori Artistik i tij Adonis Filipi i vlerësoi maksimalisht arritjet e këtij festivali në të gjitha aspektet.
Ndërsa nga ana tjetër aktori Alfred Trebicka vlerësoi insiativën e organizatorëve për zhvillimin e këtij eventi në një periudhë mjaft të vështirë financiare. Ndërkaq Trebicka ishte mjaft kritik ndaj institucioneve të fushës së kulturës sikurse është edhe Ministria e Kulturës që nuk e financoi këtë veprimtari.Sidoqoftë për vet kushtet në të cilat u zhvillua, ky festival eksperimentoi shfaqje që treguan qartë se ato mund të jepen edhe larg skenës. Në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor morën pjesë nëntë trupa nga të cilat tre nga Shqipëria.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)