Rrjeti televiziv amerikan CNN: Kriza shtyn grekët në rrugë
ATHINE - Nën titullin "Kriza shtyn grekët në rrugë," rrjeti amerikan CNN ka evidentuar në Greqi një kategori të re shoqërore, që është krijuar si rezultat i krizës ekonomike.
Reportazhi dhe videoja shokuese për të pastrehët në Athinë, me temë "Kriza shtyn grekët në rrugë", paraqet qytetarë në rrugët e Athinës, që kanë gjetur një strehë në qoshet e kryeqytetit.
Shumica e këtyre njerëzve janë qytetarë, që deri disa muaj më parë kishin një shtëpi dhe një punë.
CNN thotë ndër të tjera në reportazhin e vet se “Kriza e borxhit është bërë tashmë problemi më i madh social, dhe tani në çdo qoshe mund të shohësh njerëz të varfër, të dobët, të lodhur, të uritur që ulen në rrugë për të lypur”.
Rrjeti amerikan vëren se brenda vitit 2011, janë rritur me 20% njerëzit të cilët përdorin qendrat për të pastrehët në Athinë, që të hanë një pjatë ushqim të nxehtë.
Në Greqi në vitin 2011, papunësia zyrtare është vlerësuar në 17.5%, ndërsa shifra informale ka tejkaluar 20%. Papunësia e matur midis të rinjve u rrit në 45%. Një në dy persona nuk ka punë. Vendi është në vitin e pestë të recesionit ekonomik.
Pikërisht në këtë mjedis ekonomik rrjeti televiziv amerikan CNN është përpjekur të bëjë një udhëtim nëpër rrugët e kryeqytetit.
Kriza në Greqi që përshkruhet në vetëm në 4 minuta në reportazhin amerikan, të con në realitetin e hidhur.
Mediat greke thonë gjatë komentit të ketij reportazhi se “reportazhi është goditje për ata që nuk duan të përballen me të vërtetën në Greqi. Pamjet paraqesin skena që të kujtojnë kohë të kaluara të vështira për Greqinë, ku uria dhe mjerimi ishin rutinë. Shoqëria greke duhet të hapë sytë para këtij realiteti dhe të tregojë solidaritet, koncept që është zhdukur vitet e fundit, në mënyrë që njerëzit të mos e gjejnë zgjidhjen tek vetëvrasja”.
Ndërkohë lajmet nuk janë aspak të mira për qytetarët grekë. Rreth 4 milionë punonjës dhe pensionistë do të shohin të ardhurat e tyre, të reduktohen në mënyrë dramatike nga 1 janari 2012, me zbatimin e tatimit mbi të ardhurat.
Kjo për shkak se është ulur pragu i pagës së taksueshme në 5000 euro dhe është dyfishuar rritja e taksave mbi të ardhurat mbi 12 000 €.
Tatimpaguesit me këto të ardhura do të paguajnë edhe një taksë mbi të ardhurat për vitin 2011 në gjashtë këste ndërkohë që një tjetër do t'ju kërkohet ta paguajnë për të ardhurat në vitin 2012.
Përvec pagave, për punonjësit dhe pensionistët kanë rënë në mënyrë dramatike shpërblimet, kompensimet dhe dhuratat.