E Diel, 1 Nëntor 2026

E humbur prej dy ditesh, gjendet e mbytur nena e tre femijeve

Nje 40-vjecare i ka dhene fund jetes, duke u mbytur ne ujerat e lumit Dunavec, ne afersi te fshatit Belorta, pak kilometer larg Korces, ndersa ishte denoncuar e humbur dy dite me pare nga familjaret. Burimet policore thane se Vera Docaj, u gjend e mbytur ne oret e pasdites se djeshme, poshte nje ure. Kane qene disa punetore te nje firme ndertimi, te cilet po punonin aty afer, qe kane vene re trupin e gruas qe qendronte mbi uje. Policia, e cila ka mberritur ne vendngjarje, ka transportuar kufomen ne spitalin e Korces, ku nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 40-vjecarja, nuk kishte shenja dhune ne trup dhe vdekja kishte ardhur si rezultat i asfiksise nga qendrimi ne uje. Familjaret kane bere identifikimin e trupit te pajete, qe i perket nenes se tre femijeve. Sipas policise, Vera Docaj, ishte njoftuar e humbur nga familjaret dy dite me pare, te cilet kane sqaruar se gruaja vuante prej disa vitesh nga depresioni, per te cilin edhe merrte mjekime te rregullta. Ne gjendje te renduar depresive, mendohet qe e ndjera te kete ndermarre aktin ekstrem.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›