E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e kambistit, nje deshmitare okulare

Tirane- Vrasja e kambistit, eshte pare nga nje deshmitare okulare. Policia e kryeqytetit ka marre ne pyetje nje banore te pallatit ku jetonte viktima, Astrit Cubaj 40-vjec, nga Kopliku i Malesise se Madhe, e cila dyshohet te kete qene ne hyrje te pallatit ne momentin e krimit. Sipas burimeve nga policia mesohet se gruaja, emri i te ciles nuk behet i ditur, ka qene duke zbritur ne momentin qe ka pare perleshjen e viktimes me dy djemte e rinj. Kjo e fundit mesohet se ka pershkruar edhe paraqitjen e tyre, gjatesine, te dhena keto qe mund te cojne ne identifikimin e autoreve te krimit. Gruaja ka dhene deklarimet e saj ne polici, si dhe do te merret serish ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Mesohet se bashkeshortja e viktimes Astrit Cubaj, se bashku me kater femijet jane larguar nga banesa ne qytetin e tyre te lindjes. Cubaj u ekzekutua dje me tre plumba, nje ne kraharor, dy ne kembe, pas grabitjes nga dy adoleshente, ngjarje kjo e ndodhur rreth ores 14:50, ne lagjen "Komuna e Parisit" ne rrugen "Medar Shtylla". Sipas te dhena nga policia dyshohet se viktimes i eshte grabitur shuma prej 8 mije eurosh, te cilat i kishte me vete. Me pas dy autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur. Viktima eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak, duke humbur jeten gjate rruges. Nga hetimet e kryera nga policia, autoret dyshohet te jene te moshes 16 dhe 18 vjec, te gjate 1.70 dhe 1.75 cm, trupa te holle, floke te zeza dhe te qethura shkurt. Dyshohet se njeri prej autoreve ka qene i veshur me pantallona te shkurtra dhe me shapka. Policia ka vene ne dispozicion nje shume prej 20 mije eurosh, per personin qe jep informacion ne lidhje me autoret e kesaj ngjarjeje.

Ne te njejten kohe, efektivat e policise kane kryer nje sere veprimesh per te arritur ne identifikimin e autoreve. Per shkak te mbipopulleses me shume banka, inspektore te krimit, sekuestruan disa kaseta filmike, te cilat kane qene te vendosura neper bizneset perreth zones, kryesisht keto biznese kane qene banka te ndryshme. Grupi i hetimit po punon per verifikimin e tyre.

8

Mije euro, dyshohet se posedonte me vete viktima ne momentin qe ka qene duke u kthyer ne banesen e tij. Policia ka sqaruar qe shuma eshte e perafert, por ajo nuk dihet ende me saktesi, pasi autoret i kane marre te hollat, duke u larguar ne drejtim te paditur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›