Grabitet kasino "Kajot"

Në orët e para të mëngjesit të së premtes dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur kasinon "Kajot" në Ferizaj. Burime policore kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “12 Qershori”, me ç'rast plaçkitësit ia kanë dalë që nga arka e kasinos të marrin 1200 euro.
Ud i Drejtorit Rajonal të Policisë, kapiten Basri Shabani, ka thënë me këtë rast se në momentin e grabitjes në kasino kanë qenë duke punuar dy persona.
"Sipas viktimës F.I. 22 vjeç, punëtor në kasino, dy persona janë futur të maskuar, njëri me revole në dorë e tjetri me thikë. Grabitësit, i kanë detyruar viktimat që të shtriheshin për toke dhe nga arka i kanë grabitur 1200 Euro, ndërsa nga xhepi i viktimës F.I. e kanë marrë portofolin", ka thënë Shabani, raporton express.
Bëhet e ditur se pas kësaj, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Me autorizimin e prokurores së Qarkut, rastin është duke e hetuar Njësiti Rajonal i Hetimeve në Ferizaj./Indeksonline/