"E kaluara ne Shqiperi nuk eshte reflektuar intelektualist"
Interviste me prof. dr. Oliver Jens Schmitt nga Instituti i Historise se Evropes Lindore ne Vjene per perpunimin e se kaluares komuniste ne Shqiperi
Cilat jane motivet, qe e shtyjne masen te brohorase diktatorin, kur pak a shume te gjithe jane ne dijeni per represionin, padrejtesite dhe krimet e kryera?
Shqiperia komuniste ishte nje diktature staliniste dhe duhet krahasuar me sistemet totalitare perkatese. Edhe Stalini, apo diktatore te tjere te medhenj komuniste, por edhe diktatoret naziste dhe fashiste jane brohoritur nga masat. Dhe njerezit, qe i kane brohoritur e kane bere kete pjeserisht vullnetarisht, pjeserisht per te mbrojtur veten. Nuk duhet te harrojme, qe ata njerez, qe kishin qene kunder regjimit, nuk ishin me fizikisht prezent ne keto sheshe, sepse ose ishin vrare, ose ishin arratisur, ose ndodheshin neper kampe internimi, apo neper burgje. Secila prej ketyre diktaturave u ka ofruar grupeve te caktuara shanse karriere dhe ashtu si stalinizmi edhe diktatura komuniste shqiptare i ka mobilizuar disa pjese te popullsise dhe ka gjetur tek to me te vertete mbeshtetje. Nje pjese e popullsise e ka mbeshtetur ne menyre aktive regjimin, nje pjese tjeter ka marre pjese natyrisht nga frika ne demonstrata te tilla. Sepse edhe ketu kontrolli i sherbimeve sekrete, sipas modelit stalinist, ishte aq i forte, saqe ishte shume e rrezikshme te tregoje tendenca devijuese.
Nje vend i tere qau e vajtoi Enver Hoxhen ne diten e vdekjes dhe pas pese vjetesh me te njejtin intensitet emocional rrezoi dhe terhoqi rrugeve monumentin e tij.
Eshte tipike ne rastet e rrezimit te sistemeve te tilla. Sistemi shqiptar, ashtu sic e ka thene George Orwell ne vitin 1984, u be ne fund nje sistem, qe jetonte nga nje propagande e vazhdueshme e paranojes dhe e ksenofobise, nga vizioni i nje vendi ne rrethim, rrethuar nga armiq, qe vetem prisnin qe te shkaterronin Shqiperine. Njerezve iu transmetua nje imazh per boten, qe ishte aq ne kundershtim me realitetin, saqe kur ky sistem rrezohet, shkarkohet edhe ky tension emocional dhe kthehet ne te kunderten e vet. Por eshte interesant se megjithese emocionet e atehershme qene shume te forta, per kete kohe nuk eshte reflektuar intelektualisht. Shqiperia eshte i vetmi vend i Evropes Lindore, ndoshta me perjashtim te Bjellorusise, qe e ka zbardhur me se paku te kaluaren e saj.
Si shpjegohet qe kjo nuk eshte bere ende?
Shkaku eshte se vazhdimesia e kuadrit eshte shume e forte. Eshte fjala per nje elite shume te vogel, ku ka shume pak njerez, qe nuk kane lidhje familjare me eliten e vjeter komuniste. Eshte me te vertete e dukshme qe numri i intelektualeve, qe e bejne kete ne menyre kritike eshte shume i vogel dhe keto njerez e kane shume te veshtire, se vazhdojne te luftohen shume. Dhe ne sferat, ku kjo duhej te ndodhte, pikerisht ne fushen shkencore, jane bere vetem perpjekje sporadike per ta analizuar kete periudhe.
A ka te beje kjo vazhdimesi dhe me faktin qe Shqiperia eshte nje vend i vogel, ku strukturat jane shume te nderthurura e te gershetuara me njera-tjetren?
Sigurisht qe duhet te shtrosh pyetjen se cfare eshte Shqiperia. Shqiperia eshte ne fakt Tirana dhe elita ne Tirane takohet ne te njejtat kafe dhe ne te njejtat sheshe. Sigurisht qe eshte nje disavantazh per Shqiperine, qe eshte nje vend i vogel, i centralizuar. Sikur te kishte disa qytete te medha, mundesite per te krijuar kendveshtrime te ndryshme do te ishin me te medha. Nuk eshte keshtu, edhe per faktin se te gjithe njihen dhe mundohen te mos ia prishin njeri-tjetrit dhe nganjehere diskutimet behen me shume emocione dhe ky gershetim i ngushte e ben edhe me te veshtire.
Si shpjegohet prirja e Enver Hoxhes per ta futur Shqiperine gjithnje e me thelle ne izolim duke e vecuar plotesisht nga bota?
Hoxha po ashtu si edhe Zogu erdhi ne pushtet me ndihmen e jugosllaveve. Ai ketu ne fakt ndoqi shembullin e Zogut duke u liruar se pari nga shtrengimi i madh i Jugosllavise. Shqiperia ka qene nje lloj shteti satelit i Jugosllavise deri ne vitin 1948 dhe po t'ia kishte arritur Tito ajo do te ishte bere ndoshta me Bullgarine pjese e federates se madhe ballkanike nen drejtimin e Titos. Kjo duhej penguar. Zogu iu leshua ne duar italianeve, ndersa ne rastin e Hoxhes ishte Bashkimi Sovjetik. Per konfliktin me Rusine (per kete ka shume pak studime historike te bazuara ne arkiva, ne Shqiperi me sa di une nuk eshte bere akoma, pra jemi ne nje nivel modest te studimeve) teza vazhdon te jete se Hoxha e ka refuzuar integrimin e Shqiperise ne nje zone ekonomike sovjetike si vend agrar. Shkaku eshte sigurisht perpjekja per te pasur sa me shume liri ne politiken e jashtme dhe per te likuiduar opoziten brenda partise. Fare ngjashem ka qene edhe ne rastin e Jugosllavise.
Ishin keto shkaqet qe Enver Hoxha iu permbajt linjes se nacionalizmit izolues gjate regjimit te tij?
Ky izolacionizem eshte shume demonstrativ. Ai nis qe ne shekullin e 19-te, sepse dy prej popujve fqinj, apo se paku politika e jashtme dhe nje pjese e publicistikes e kundershtonte ekzistencen e shqiptareve dhe donte t'i pervetesonte si serbe, apo si greke per qellimet e veta ekspansioniste. Prandaj qe heret eshte krijuar nje mosbesim ndaj fqinjeve. Kjo natyrisht u thellua nga fakti se Greqia ishte shtet i NATO-s dhe Jugosllavia u be me vone kundershtar i jashtem politik. Por nuk duhet harruar se ky nacionalizem u shfrytezua ne te gjitha vendet e bllokut komunist per forcimin e pushtetit brenda vendit. Por Hoxha perdori nje forme shume ekstreme, qe mund te krahasohet vetem me Causheskun ne Rumani. Edhe atje popullsia eshte izoluar shume nga bota e jashtme. Te dy e kane perdorur me zgjuarsi nacionalizmin, sepse sapo te luanin me kete karte ishin ne gjendje te mobilizonin. Por ne Rumani ka pasur institucione dhe tradita para komunizmit. Ne Shqiperi kjo mungonte. Dhe tragjikja ne Shqiperi eshte sigurisht qe edhe shkenca, edhe shume elemente qendrore te identitetit kombetar u ngriten dhe u zgjeruan gjate komunizmit. Pikerisht per kete arsye ato jane ne moment pa alternative, prandaj vazhdon deri sot ky nacionalizem veteizolues.
Por regjimi komunist e shkaterroi menjehere ate tradite qe gjeti, nuk deshi te mbeshtetej ne elementet e kultures dhe te identitetit, qe ekzistonte.
Padyshim qe kjo eshte dicka, qe sot shpesh harrohet, se Shqiperia nuk ka qene as nje rajon, qe rrethohej nga armiqte, as nje rajon i izoluar, sic u be me vone ne komunizem dhe sic eshte ne nje fare mase sot ne vetizolim. Te marrim shembullin e Shkodres para njeqind vjetesh: Ishte nje qytet me lidhje te medha nderkombetare ne hapesiren e Adriatikut dhe ne hapesiren e Ballkanit dhe eshte e sigurte se bota, ne te cilen jetonin shqiptaret para njeqind vjeteve, ishte shume me e madhe se sa nen komunizmin dhe pjeserisht, se paku nga ana intelektuale, me e madhe se ajo e sotmja. Sepse popullsia myslimane komunikonte edhe me qendrat e medha kulturore te perandorise osmane dhe natyrisht prifterinjte katolike dhe katoliket me fort me orientim nga Italia. Grupi me i gjalle nga ana intelektuale ka qene pa dyshim per shume kohe popullsia ortodokse ne Shqiperine e sotme jugore. Kjo eshte edhe nje trashegimi e dimensioneve te medha hapesinore dhe e relacioneve te medha kulturore nderkombetare, qe humbi fare ne botekuptimin shume egocentrik te perceptimit te kultures kombetare.
Si mund te ndreqej kjo?
Eshte nje ceshtje e veshtire. Nga njera ane kemi emigracionin masiv, nje internacionalizim te madh nga ana faktike, ekonomike, emigracioni sjell ne vend mjete financiare, por deri tani me veshtiresi veren qe ne politike, apo ne arsim te hyjne me te vertete ide te reja. Duket se elitat, qe kontrollojne keto fusha, deri tani ia kane arritur qe te mbrohen nga ndikimet e shqiptareve, qe kane studiuar jashte shtetit. Eshte e qarte qe ne disa fusha si ne fushen e shkences nuk duan te perballen aspak me konkurrencen nderkombetare. Vazhdon te mbisundoje sistemi "me mire te jem mbret ne fshatin tim, se sa nje partner me vlere te barabarte ne rang nderkombetar". Mendoj se per kete duhet shume kohe. Besoj se askush nuk ka nje recete zgjidhjeje. Nje ndryshim brezash ne politike do te ishte ndoshta me dobi, por problematika ne politike nuk ka te beje vetem me brezat e ndryshem. Ka edhe politikane te brezit te ri, te rrymave te ndryshme, qe nuk kane interes per te ndryshuar dicka.
A ka ecur Shqiperise perpara ne ndonje aspekt ne periudhen e sistemit komunist?
Kjo eshte nje pyetje e veshtire. Nese thua se keto diktatura komuniste ishin edhe si te thuash diktatura modernizuese, atehere Shqiperia komuniste ka arritur dicka ne infrastrukture, ne arsim, nje fushe e rendesishme ka qene sigurisht emancipimi i gruas . Nga ana tjeter duhet permendur se me cfare sakrificash e viktimash jane arritur keto. Besoj se eshte e veshtire per te bere nje bilanc dhe ndoshta eshte teper heret, per ta bere kete sidomos nga pikepamja shkencore. Sepse per sundimin komunist ne Shqiperi kemi deri tani shume pak pune shkencore. DW