E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hipotenuza" dhe "katetet" e rruges "Berat-Memaliaj"

Feti Zeneli
Projekti i rruges "Berat-Memaliaj" eshte, ndoshta, nje nder segmentet me te rendesishme te "Boshtit te Jugut", te cilit po i vjen me shpejtesi dita per t'u bere realitet brenda ketij mandati qeverises. Behet fjale per nje aks rrugor jo me shume se 40-45 km i gjate, ndertimi i te cilit eshte teper i vonuar ne kohe. Fakti, qe edhe Enver Hoxhes i kishte shkuar nder mend t'i lidhte keto dy qytete me sherbim transporti, megjithese per diktatorin, kjo rruge nuk plotesonte kushtin e perdorimit per t'u mbrojtur nga pushtuesit imperialisto-revizionist, tregon efektivitetin e larte ekonomik qe mbart ndertimi i segmentit rrugor "Berat-Memaliaj". Por duke qene se, aktualisht, kjo rruge po ndertohet ne kushtet e konkretizimit te shprehjes: "me mire vone se kurre", projekti i saj duhet marre ne konsiderate faktin qe, "ose te behet sic duhet, ose te mos behet fare". Efetiviteti i ndertimit te kesaj rruge, por aq sa tek kostoja e ulet e projektit duhet pare edhe tek kushtet optimale qe u krijon banoreve te nje zone me te gjere se sa ajo qe shtrihen ne te dy krahet e ketij segmenti. Ne hartimin e ketij projekti duhet te gjeje meshtrim te plote koncepti i fjales "bosht"; pra te nje aksi ne qender dhe jo te spostuar me shume ne te majte apo ne te djathte, per me teper qe ne te djathte ose ne zonen perendimore te vendit ka nje rrjet te dendur rrugor me standarde bashkekohore, ku mund te vecojme rrugen "Levan-Vlore" dhe "Levan-Tepelene". Sic dihet, ky aks i bie te kaloje ne pjesen ku gjeresia gjeografike e vendit tone eshte ne maksimum; pra nga Korca ne Lindje tek Karaburuni ne Perendim. Nga ana tjeter, duhet te mbaje parasysh faktin, qe zona ne te majte te rruges ekzistuese "Berat-Kelcyre" apo e konsideruar ndryshe si aksi i zones "Skrapar-Permet", eshte e palidhur me rruge te standardeve bashkekohore. Kjo eshte nje zone e gjere me resurse te shumta kulturore, ekonomike dhe natyrore, e percaktuar si e tille shekuj me pare.
Ne kete zone eshte shtrire nje nga rruget me te vjetra te vendit tone, ajo "Berat-Kelcyre". Historikisht, rruga e pare e ndertuar ne Shqiperi njihet ajo per levizjen e qerreve Manastir-Korce-Janine, e ndertuar nga qeveria turke per qellime ushtarake, perkatesisht per levizjen e forcave e logjistikes ushtarake ne viset shqiptare te pushtuara. Ndertimi i kesaj rruge filloi ne vitin 1882. Po ne kete kohe; pra ne fundin e shekullit XIX u projektua dhe nisi te zbatohej dhe nje projekt tjeter i njejte, i nje rruge per karro ne segmentin Berat-Kelcyre-Permet-Janine. Por, fatkeqesisht, nga ky projekt, vetem nje pjese e kesaj rruge u arrit te perfundohej ne nje kohe te shkurter, pikerisht ajo e quajtur "Ura e Prelatit-Permet", ndersa pjesa tjeter e ketij segmenti rrugor qe shtrihet nga lagjia Gorice e Beratit deri ne Kelcyre u ndertua nga ushtria italiane ne vigjilje te luftes qe Duce zhvilloi kunder Greqise. Kjo ndodhi pasi bejleret e Kelcyres, te cileve iu besua nga Turqia ndertimi i kesaj rruge pervetesuan dhe shperdoruan fondet e akorduara per kete qellim. Deri ne fund te viteve '60, kur ende s'ishte ndertuar rruga Ballsh-Memaliaj, i gjithe sherbimi i transportit qe vinte nga jugu kryhej nepermjet ketij aksi rrugor. Simotra e kesaj rruge ishte vetem segmenti "Tepelene-Vlore", i ndertuar nga ushtria italiane per te mbrojtur frontin kunder austro-hungarezeve pergjate lumit Vjose; nje rruge qe kalon neper male e pjerresi malore, me kthesa te shumta e te rrezikshme, si ajo e Salarise, Metohasanajt etj. Po le te kthehemi tek projekti me i ri i rruges "Berat-Memaliaj", si aksi me i rendesishem i "Boshtit te Jugut".
Sic dihet, ne vitet '70 ka qarkulluar ideja per ndertimin e nje linje hekurudhore nga Lushnja nepermjet Beratit deri ne Memaliaj, me qellim uljen e shpenzimeve te transportit per qymyrgurin, i cili ishte nje nder produktet me te rendesishme ekonomike te asaj kohe. Por megjithese pati disa ekspedita specialistesh te fushe se projektimit dhe ndertimit te veprave infrastrukturore, asgje nuk u materializuar ne formen e skice-idese apo projektit paraprak per segmentin hekurudhor "Berat-Memaliaj. Sipas gojedhenave, kjo veper infrastrukturore do te shtrihej pergjate lugines qe krijon perroi i Plashnikut, ku nepermjet nje tuneli gati 5 km ne qafen e Rabies kthehej paralel me rrugen e hapur per shfrytezimin e minierave te qymyrgurit nga fshati Izvor deri ne qytezen e Memaliajt. Nuk dihet gje nese ka patur mendime, qe paralelisht me kete segment hekurudhor te ndertohej dhe nje segment rrugor automobilistik, por kjo s'ka asnje rendesi tani, perderisa asgje s'u be konkrete. Kjo ide u shua si flake kashte ne fillim te viteve '80, per te dale ne skene ne vitet e demokracise e te pluralizmit, ne kuadrin e projektit per ndertimin e "Boshtit te Jugut".
Ky projekt madhor, qe pas zhvillimit ne qershor te ketij viti te tenderit per ndertimin e segmentit "Tirane-Elbasan", pritet te kompletohet me segmentet "Elbasan-Berat" dhe "Berat-Memaliaj", ka per autor kryeministrin Berisha. Por Berisha ka filluar ta promovoje kete projekt qysh sapo Partia Demokratike kishte fituar zgjedhjet e 22 marsit 1992, dhe lideri demokrat ishte zgjedhur president i vendit. Nuk kishin kaluar me shume se dy vite nga zhvillimi i ketyre zgjedhjeve, kur Berisha ka bere fluturimin e pare me helikopter mbi luginen qe niste ne Velabisht te Beratit dhe perfundonte ne Memaliaj, ndoshta duke sjelle nder mend nje nder segmentet me te veshtire dhe njekohesisht me te rendesishem te Boshtit te Jugut, pse jo dhe krejt kete rruge. Ne vitet e mevonshme, nuk ka patur fushate elektorale qe lideri demokrat te mos e kete lancuar nje projekt te tille madhor te infrastruktures rrugore, por mundesia per ta shnderruar ate ne realitet u krijua vetem pas riardhjes ne pushtet te demokrateve, ketu e 4-5 vite te shkuara. Kur Berisha, sapo kishte marre postin e kryeministrit te vendit ne vjeshten e vitit 2005 dhe ishte duke shpjeguar investimet me perparesi qe do te perdoreshin ne rrjetin rrugor ne nje rreth te ngushte bashkepunetoresh qe shprehur se, "Rruga e Kombit dhe Boshti i Jugut jane dy rruget e jetes time". Qeveria e tij eshte duke operuar me shpejtesi qe ne kuadrin e ketij projekti te nisin shume shpejt punimet per ndertimin e segmentit rrugor "Berat-Memaliaj", per te cilin thuhet se fondet financiare jane te garantuar. Kjo nenkupton, qe ne nje fare menyre eshte skicuar edhe gjurma ku do te kaloje ky projekt. Megjithese asgje nuk eshte perfundimtare, pohime te ndryshme tregojne se ky aks do te shtrihet ne gjurmet e "hekurudhes se Enverit"; pra nga Velabishti pergjate lugines se perroit te Plashnikut, duke shpuar me tunel qafen e Rabies dhe vazhdimin pastaj pergjate lumit te Luftinjes. Kete ide e ka mbrojtur para 6-7 vitesh edhe inxhinieri i mirenjohur Xhevair Ngjeqari, me te vetmin ndryshim se ne vend te tunelit ai parashikonte "...hapje te qafave te vogla me thellesi qe shkojne 200-300 m, te hapura ne forme huseku apo govate per t'iu shmangur ndertimeve te veshtira te natyres se tuneleve".
Po a eshte ky varianti me eficient, qofte sa i perket kostos se ulet te ndertimit ashtu dhe ofrimit te sherbimit te transportit per nje zone sa me te gjere?
Natyrisht, qe jo! Nese ndertimi i rruges "Berat-Memaliaj" do te ndjek kete gjurme, atehere ne qafen e Rabies krijohet nje kend 90 garde, ku nje "katet" eshte ai qe vjen nga Velabishti dhe tjetri ai qe shkon ne Memaliaj. Faktikisht Berati dhe Memaliaj ndodhen ne nje vije te drejte, nese gjurma e ndertimit te kesaj rruge do te zhvendosej ne "hipotenuzen" e trekendeshit kenddrejte te qafes se Rabies. Dhe kush eshte kjo hipotenuze? Eshte segmenti qe fillon ne Velabisht, vazhdon ne krahun e djathte te rrjedhjes se perroit te Plashnikut per te dale poshte fshatit Terpan i Beratit. Prej ketu nepermjet nje "huseku" apo "govate", sic thote inxhinier Ngjeqari, del ne Paraspuar dhe vazhdon ne krahun e majte te rrjedhjes se lumit te Shalsit, duke kaluar ne fshatin Panarit, Selcke e Madhe per te perfunduar disa metra poshte qafes se Kicokut. Prej ketu nepermjet nje "huseku" apo "govate" tjeter ne lugine qe ndan fshatrat Kurtez dhe Arres te rrethi Tepelene, rruga vazhdon poshte fshatrave Arrez dhe Maricaj per te dale ne qafe te Mirices, te cilen e ndan me Memaliajn vetem lumi Vjose. Ne kete itinerar, rruga "Berat-Memaliaj" mund te jete me pak se 40 km e gjate, pervec se shtrihet ne nje terren me te qendrueshem, ndryshe nga ai i lugines se perroit te Plashnikut dhe lumit te Luftinjes, per shkak te germimeve te shumta minerare ne kete zone. Si nje argument i paqendrueshmerise se kesaj zone mund te kujtohet dhe termeti i viteve '70 per rrafshimin e fshatrave Izvor e Rabie, te ndertuar si "fshatra te rinj socialist" nga qeveria moniste. Nga ana tjeter, duke e zhvendosur rrugen "Berat-Memaliaj" nga "katetet" tek "hipotenuza" e trekendeshit te qafes se Rabies, krijohet mundesia qe nepermjet nje "huseku" apo "govate" ne qafen e Kicokut per te dale ne Ballaban, Permeti afrohet me Tiranen ne te njejten distance qe do te kete edhe Tepelena nga kryeqyteti. Nderkohe mund te krijohet mundesia qe rrugen "Berat-Memlaiaj" ta shfrytezoje per te shkuar ne jug apo ne kryeqytet edhe Skrapari, pse jo dhe Korca, nepermjet nje degezimi rruge qe mund te devijohet 90 grade majtas ne afersi te fshatit Panarit te Beratit. Sidoqofte kjo alternative kerkon studime te thelluara, por kam bindjen se ajo mund te kushtoje sa gjysma e kostos qe do te kerkonte varianti me tunel me qafen e Rabies, pervecse mund te kishte njekohesisht, edhe efektivitet shfrytezimi dy here me te larte per ekonomine e vendit tone...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›