"Shkodra bahet nuse", panairi i dites se dasmes
SHKODER- Fustani i bardhë i veshur nga vajza të bukura dhe plot sharm i kanë dhënë qytetit të Shkodrës një pamje krejt tjetër, fundjavës që sapo kaluam.
Bashkimi i traditës së dasmës shkodrane me tendencat e reja dhe modernen, kanë qenë çelësi i suksesit panairit, (i dyti i këtij lloji) që duket sikur solli realisht pranverën në qytetin e Shkodrës.
Gjithçka ishte organizuar si festë fundjavën qw sapo lamw pas. Qyteti i Shkodrës, krahas vlerave historike, shoqërore, ekono-mike, ka edhe një varg karakteristikash kulturore. Ndërmjet relikeve të një tradite kulturore mijëra-vjeçare, vend të rëndësishëm ruan ceremoniali i dasmës shkodrane, ardhur nga kohërat si simbol i hyjnizimit të jetës, i dashurisë së qytetarëve për trashëgimin e saj nga brezi në brez. Nga vrojtimi i kujdesshëm i tregut lokal, por mbi të gjitha i nevojave të publikut, Bashkia e Shkodrës mori përsipër organizimin e një panairi me pjesëmarrjen e të gjithë aksesorëve të industrisë së dasmës.
Panairi i dytë i nusërisë: "Shkodra bahet nuse" (është çelur në katin e parë të hotel "Rozafës") është inauguruar nga deputetja e Shkodrës, Arenca Trashani dhe drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Atrida Ferketi. Ky panair synon që t'i ofrojë çifteve në prag të martesës, tendencat më të reja në fushën e velarive, të ftesave, por dhe asortimenteve të tjera shtesë për të cilat ka nevojë një dasmë perfekte.
(s.g/GSH/BalkanWeb)