Zbardhja e krimeve te komunizmit, ende ne proces
Ani Ruci
Komisioni Nderkombetar per Njerezit e Humbur do te bashkepunoje ne Shqiperi me autoritetet lokale per te gjetur eshtrat e te pushkatuarve nga regjimi komunist dhe kryer zhvarrosjen dhe identifikimin e tyre. E verteta per te pushkatuarit dhe te zhdukurit nga regjimi komunist ne Shqiperi mbetet ende mister per t'u zbuluar. Megjithate, Simon Mirakaj, Drejtor i Pergjithshem i Institutit te ish-te Perndjekurve Politike te Shqiperise, jep shifra zyrtare per numrin e tyre. "Ne Shqiperi gjate diktatures komuniste, me egra ne gjithe ish Evropen Lindore komuniste, u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq rreth 6 mije vete. Me shume se 4 mije prej tyre nuk u jane gjetur eshtrat dhe jane pa varr".
Familjare dhe te aferm te tyre kane rreth 20 vjet qe i kerkojne privatisht eshtrat per t'u dhene nje banese te fundit dhe nderuar kujtimin ne pervjetoret e lindjes se te vdekjes nuk dihen. Por shumica nuk ia kane dale mbane per shkak te mungeses se te dhenave te sakta dhe fondeve financiare te limituara. Shqiperia mbetet keshtu i vetmi vend nga ish vendet komuniste te Evropes Lindore dhe Qendrore qe nuk ka zbardhur krimet e komunizmit, qe nuk ka ende nje ligj per hapjen e dosjeve te informatoreve te Sigurimit famekeq.
Zgjatja ne kohe i ka dhene kesaj ceshtjeje ngjyrime politike, akuza te ndersjella mes kundershtareve politike per implikim politikanesh aktive ne ingranazhet e mekanizmit kriminal te regjimit te kaluar. Nje vendim i koheve te fundit te qeverise se djathte te Tiranes synon te filloje fundin e kesaj situate. Vendimi ka te beje me ngritjen e nje Task Force qe merr persiper t'i gjeje, zhvarrose dhe identifikoje eshtrat e te pushkatuarve nga regjimi komunist. Sukses i pare i kesaj strukture eshte gjetja e nje varri masiv, me eshtrat e ish te burgosurve te pushkatuar, per organizimin e nje revolte ne burgun politik famekeq te Spacit. Shume varre te tilla masive pa emra, pa shenja presin per t'u zbuluar ne Shqiperi. Ky mision nuk eshte i lehte. Nga pushkatimi i te humburve ka kaluar me shume se gjysme shekulli, ende nuk ekziston nje liste per te pushkatuarit, mjaft deshmitare kane vdekur, te tjere jane shume te moshuar, dokumentet kane humbur. Eshte pikerisht Komisioni nderkombetar per njerezit e humbur qe mund ta beje ktheje ate ne nje mision te mundur.
Simon Mirakaj, Drejtori i Pergjithshem i Institutit te ish-te Perndjekurve Politike dhe anetar i Task Force konfirmon ardhjen e ketij komisioni ne Shqiperi. "Kane ardhur perfaqesues te ketij komisioni, kemi marre kontakte me ta. Shpresoj qe gjithcka do te ece mbare, ne rruge institucionale. Komisioni ka nje pervoje dhe ekspertize te pasur dhe logjistiken e nevojshme" - thote z. Mirakaj.
Kjo logjistike ka te beje ne radhe te pare me laboratorin qe ky komision ka per nxjerrjen e kodit gjenetik ADN nga eshtrat e gjetura dhe krahasuar ate me kodin e familjareve te viktimave. Pa kete analize askush nuk eshte i sigurt se te kujt mund te jene eshtrat e gjetura. Ndihma e ketij komisioni per Shqiperine eshte ofruar falas.
I krijuar ne vitin 1996 me iniciativen e ish-presidentit amerikan Klinton, ky komision ka arritur sukses ne gjetjen e te humburve gjate luftes ne Bosnje - Hercegovine, Kosove dhe madje edhe ne fatkeqesi natyrore si termete dhe cunami. SHBA-ja dhe vende te tjera demokratike te botes, qe financojne aktivitetin e tij e vleresojne gjetjen e personave te zhdukur "nje shqetesim kryesor politik pasi pasiguria rreth fatit te personave te zhdukur shpesh pengon procesin e paqes, zbatimin e plote te sundimit te ligjit dhe dobeson besimin tek institucionet demokratike".
Por per suksesin e tij ne Shqiperi ka skepticizem. Adrian Kati, ish i perndjekur politik, thote per DW se mungon nje liste e te pushkatuarve nga regjimi komunist, mungon vullneti politik per ta hartuar ate. Sipas tij me teper se me gjetjen e eshtrave zbardhja e krimeve te komunizmit lidhet me dekomunistizimin e shoqerise. "Ne, si shoqeri, kemi ende te hapur identifikimin e krimit komunist. Ne ende nuk e kemi magazinuar kete krim, nuk e kemi identifikuar se cfare do te thote krim komunist, ende nuk arrij te mendoj sesi do te detyrohen te gjithe ata qe e dine, ata qe kane urdheruar dhe ata qe kane ekzekutuar te tregojne vendin e krimit. Per 20 vjet nuk kemi qene ne gjendje ta bejme nje gje te tille. Nuk shoh te kete ndryshuar dicka tani".
Por situata duket se ka filluar te ndryshoje per mire: se fundi ka nje vullnet politik te shprehur me vepra per ta dekomunistizuar shoqerine ne Shqiperi. Me nje ligj te posacem se shpejti do te filloje nga funksionimi Instituti i Dekomunistizimit me nje staf te perbere nga akademike, historiane, perfaqesues te njohur te shoqerise civile. "Me mire vone se kurre", thote Simon Mirakaj.