E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kam vështirë ta vazhdoj karrierën

Intervistë e Luan Krasniqit pas humbjes nga Tony Thompson
Hamburg, 15 qershor – Luan Krasniqi ka qenë në qendër të kritikave të medias gjermane pas dorëzimit të mecit dhe boksitit tepër të dobët. Ai është arsyetuar me lëndimin që ka pësuar në raundin e tretë në kurriz. "Lajm", si gazeta e vetme në gjuhën shqipe që ka ndjekur nga afër këtë mec të rëndësishëm, ju sjell deklaratat ekskluzive të boksierit shqiptar menjëherë pas përfundimit të luftës. - Cilat ishin arsyet e humbjes? Krasnqi: Mendoj se humbja ka ardhur si rezultat i moskujdesit tim për luftën e zhvilluar. Kam dështuar në luftën në distancë dhe është krejtësisht në rregull që kam humbur. Në raundin e dytë dhe të tretë jam lënduar shumë keq. Pasi kam marrë goditje të njëpasnjëshme në të njëjtin vend, kam marrë lëndim në kurriz. Pikërisht këtu e kuptova se nuk do të mundë të dal me sukses nga ky takim. - A merr fund karriera e juaj? Krasnqi: Është rrugë e vështirë që pas kësaj humbje unë të vazhdojë karrierën. Me këtë moshë vështirë e kam të vendosi për të ardhmen. Aktualisht s'di cfarë të them. Duhet fillimisht të pushoj, të bisedoj me të afërmit e mi dhe me trajnerin për mundësinë e vazhdimit të karrierës. - Luftën e Tony Thompsonit si vlerësoni? Krasnqi: Unë nuk e kam ditur se Thomposn është aq i përgatitur dhe i gatshëm që mua të më sjellë në një situatë të tillë. A e vërejtët se ai ka qenë më superior dhe shanset e mia për të fituar kanë qenë zero. - A mundë të jetë rezultati i mecit i rregulluar? Krasnqi: Ka njerëz të tillë që spekulojnë edhe për gjëra të tilla, por them me shumë përgjegjësi se në karrierën time nuk kam rregulluar asnjë mec. Unë e pranoj humbjen, pasi kundërshtari im ka qenë më i mirë. Nuk mbaj mend të kisha pasur ndonjë humbje më të keqe në karrierën time. Ky ka qenë meci im më i dobët. - A ka pasur shanse të ktheheni në stilin tuaj gjatë luftës? Krasnqi: Ka pasur shanse, por nuk di cfarë ka ndodhur. Nuk e kisha vullnetin e mëparshëm për t'u kthyer në luftë edhe pas disa goditjeve të pranuara. - Si e krahason humbjen e tanishme me atë kundër Przemyslaë Saleta në vitin 2002? Krasnqi: Ajo ka qenë humbje më ndryshe, pasi atëherë kam bërë luftë më të mirë, kjo që ndodhi sonte ishte e humbje e dhimbshme. - A ju ka stërvitur mirë trajneri? Krasnqi: Trajneri më ka ushtruar shumë mirë por unë as zero për qind nuk kam mundur ta shfaqë atë që ma kë mësuar trajneri. - A është e vërtetë së t'u ka lënduar kurrizi? Krasnqi: Nuk është ndonjë lëndim që Thompson tani të më kërkoj mua falje, por është e vërtetë se jam lënduar në kurriz. Nuk e di sa serioz është ky lëndim, por e kam njoftuar mjekun se duhet të më kontrollojë urgjent. Mare nga gazeta ''Lajm''

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›