E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Amerikës, Brazili poshtëron Argentinën

E paparishikueshme, poshtëruese, argëtuese, e papritur. Është vështirë të gjendet përcaktimi i duhur për të përshkruar triumfin e Brazilit në finalen e 42-të Kupës së Amerikës. Një rezultat 3-0 kundër një Argjentine që konsiderohej favoriti kryesor për të fituar trofeun, por verdhjeshilët e Karlo Dungës u panë zotë të fushës në raport me formacionin bardhekaltër të Alfio Baziles. Brazili përsëriti triumfin e vitit 2004, ndërsa koleksionoi trofeun e tetë në Kupën e Amerikës përkundrejt një Argjentine qëe nuk e fiton atë që nga viti 1993. Hulio Baptista shënoi golin e parë tre minuta pas fillimit të lojës, ndërsa në minutën e 39, kapiteni i Argjentinës, Roberto Fabian Ajala, rekordmeni me 115 ndeshje ndërkombëtare shkaktoi një autogol, që mbylli pjesën e parë 2-0 për Brazilin. Në minutën e 68 ishte Daniel Alves, që shënoi golin e tretë duke mbyllyr dhe llogaritë e takimit . Brazil 3-0 Argentina Brazil Win The 2007 Copa America - Celebrations
Copa America 2007 Trophy Presentation
Copa America 2007 Comp

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›