E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi humb me K.O teknik në raundin e 5-të


Luan Krasniqi nuk arriti të realizoj ëndrën e tij që t`a sfidoj titullin botërorë për herë të dytë. Si duket mosha e bëri te veten dhe Luani nuk arriti ta zbatoj atë që e kishte menduar më parë.
Për pesë rounde Thompson ishte dukshëm më i mirë. Si duket matchi i Luanit me Brewster i ka lënë pasoja dhe Luani këto dy vitet e fundit nuk arriti të kthehej më kurrë si më parë. Ai pati probleme edhe me David Bostice, një boksier i klasit të dytë që Luani e mundi me pikë dhe po ashtu me Brian Minto që nuk e kishte guximin t`a përmbysë para kohe që për këtë e kishte mundësi ta bëj në shumë rounde, mirpo i mungonte ai guximi që e kishte Luani më parë.
Të gjithë ne e arsyetuam se Luani kishte 11 muaj që nuk zhvilloi ndonjë match dhe nuk e bëri atë në mënyrën më të mirë me Minton, mirepo mbreme Luani na befasoj edhe një herë dhe kësaj radhe u ndëshkua rëndë.
Luan Krasniqi nga humbja e tij nga Lamon Brewster kishte zgjedhur një strategji interesante. Ai në ring nuk e kishte një stil të Luanit si më parë mirepo kishte zgjedhur një stil të pakuptimt të mbrojtjes. Dy pengesa i kaloi mirë mirpo jo edhe të quajturin Tony Thompson.
Publiku anë e mbarë Shqiptar mbeten me sy të vuajtur mbreme në të gjitha trevat Shqiptare duke mos iu besuar syve për atë që ndodhi, sepse të gjithë dinin për potencialin e Luanit dhe të Thompson.

Artan Vërbica

Rounds 1 - 2

Rounds 3 - 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›