E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari të Mërkurën në Tetovë kundër Shkëndijës


Skuadra e Shkëndijës do ti zhvilloj takime miqësore në javët në vazhdim. Ditën e hënë me fillim në pra 17:30 në Gostivar është paraparë që të zhvillohet ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës së Gostivarit. Ndërkohë më pas në stadiumin e qytetit në Tetovë ditën e mërkurë do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës . Ky takim ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm për sportdashësit të cilët dine historinë e këtije klubi. Flamurtari pergaditjet i zhvillon ne Mavrove te Maqedonise.
Takimi i tretë i Tetovareve do të jetë me datë 21 korrik në Kumanovë ndaj antarit më të ri të elitës së futbollit Milano nga Kumanova.

Arkiv: Goli qe i dha kualifikimin Flamurtarit te Vlores ne perballjen me Partizanin e Beogradit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›