E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuhiu do të firmos për FC Standard

Sulmuesi shqiptar Ardian Nuhiu nga e shtuna është duke u provuar në kampionatin e futbollit të Azerbejxhanit. Ai tani më ka gjetur edhe skuadrën për të cilën ndoshta të enjten edhe do të nënshkruaj kontratën. Është ekipi i Ligës së parë të këtij kampionati, FC Standard, të cilët sezonin e kaluar përfunduan në vendin e dytë. "Jam duke stërvitur me skuadrën e FC Standard nga Baku, kryeqyteti i Azerbejxhanit. Kam luajtur edhe një ndeshje për këtë skuadër, ku edhe kam pasur një paraqitje të shkëlqyeshme. Të gjithë janë ndarë të kënaqur me lojën time dhe shpresoj se gjithcka do të rrjedhë ashtu si duhet", ishin fjalët e para të Ardianit përmes celularit nga Azerbejxhani. Ai thotë se të mërkurën do të zhvillojë edhe një ndeshje dhe më pas pritet edhe nënshkrimi me FC Standard. "E kam edhe një lojë për ta zhvilluar me një skuadër nga Baku dhe pastaj do të finalizohen të gjitha dilemat. Kam përshtypjen se këtu do ta vazhdoj karrierën, sepse me të vërtetë drejtuesit e këtij klubi kanë mbetur të mahnitur me kualitetet e mia që i tregova në ndeshjen e parë", sqaroi Nuhiu.
Ndryshe për Nuhiun ishin të interesuara edhe ekipe nga Maqedonia dhe Shqipëria, por ai si duket do të zgjedh FC Standard nga Baku i Azerbejxhanit

Nuhiu ne Azerjbexhan
Sulmuesi Ardian Nuhiu aktualisht gjendet në Azerbejxhan, ku është në bisedime me një klub nga ky vend i lindjes. "Nga dita e shtunë jam në Azerbejxhan. Tu them te drejtën nuk ia di emrin skuadrës. Këtu do të qëndrojë deri të enjten dhe ka mundësi që të vazhdoj të luaj në këtë vend të lindjes. Tani e tutje menaxher i imi është vëllau im Arben Nuhiu dhe të gjithë klubet që janë të intereseuara për shërbimet e mia, duhet të kontaktojnë me Arbenin", është shprehur përmes celularit nga Azerbejxhani, Ardian Nuhiu.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›