Lule ne det per viktimat e 9 janarit
VLORE - Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit perkujtuan dje 4-vjetorin e vdekjes se te afermve te tyre ne det. Rreth ores 10:00 te paradites, ata jane mbledhur nga qytetet perkatese ne Vlore, ku ashtu sikurse nje vit me pare, ndaluan fillimisht perballe portes se Shkolles se Marines. Autokolona me 5 fuoristrada te Trupave Komando eshte nisur qe heret nga Tirana per ne Shkoder, e me pas nga Shkodra drejt Vlores, pikerisht sipas itinerarit qe kreu gomonia famekeqe 4 vjet me pare. Familjaret kerkuan edhe njehere zbardhjen e se vertetes, duke kerkuar denimin e njerezve te veshur me pushtet, qe sipas tyre lejuan nisjen e kesaj gomoneje. Njeri prej te afermve te viktimave nuk ngurroi madje te akuzoje deputete te asaj kohe, pa permendur emra, qe sipas tij ishin te implikuar ne ngjarje, duke lene te vdisnin te dashurit e tyre. "Edhe pse te gjitha shkallet e gjykimit per kete ceshtje kane mbaruar, 9 janari eshte ende nje ceshtje e hapur ne zemrat tona", thane te afermit e viktimave, duke hedhur me lot ne sy, lule drejt vendit te nisjes se gomones, njekohesisht duke falenderuar popullin vlonjat per ndihmen e dhene. Me pas, te shoqeruar nga prokurori qe u mor me kete ceshtje, Skender Dauti, ata vizituan ne Radhime gomonen qe u mori jetet te dashurve te tyre, prane se ciles ndezen qirinj. J.Xhaferi