Shkon te vjedhe, plagoset nga pronari
KAZERTA - Nje shqiptar, ka mbetur i plagosur ne Itali pasi se bashku me nje person tjeter kishte hyre per te vjedhur ne nje banese, ne nje krahine te Kazertes. Sic bejne te ditur mediat italiane, 24-vjecari shqiptar, Hekuran Martini, eshte plagosur nga pronari i shtepise, i cili i ka ndjere teksa hynin ne ndertese. Sipas burimeve, pronari i shtepise, i armatosur me nje pistolete te rregullt, u ka bere thirrje hajduteve qe te largoheshin, por Martini ka nxjerre nje pistolete prej lodre per ta trembur. Ne kete pike pronari ka hapur zjarr ndaj shqiptarit, i cili pas plagosjes eshte arratisur me bashkepunetorin.