E Diel, 1 Nëntor 2026

E kerkuar per falsifikim, tentonte Italine me traget

Durres- Tentonte Italine si klandestine per t'i shpetuar denimit te gjykates per falsifikim, arrestohet 29-vjecarja e kerkuar. Burime zyrtare te Policise se Durresit bene me dije dje, se ndaluan ne terminal ne fundjave Saimira Musakun, banuese ne Zhelizhan te Lushnjes. "Musaku eshte shpallur ne kerkim nga Komisariati i Policise Lushnje, pasi Prokuroria e Rrethit, me date 12 tetor 2009, ka derguar urdhrin e ekzekutimit per vendimin penal te dates 13 dhjetor 2007 te gjykates", thane burime zyrtare. Dhe ne baze te ketij vendimi, 29- vjecarja rezulton e denuar me 6 muaj burg e 400 mije leke gjobe per vepren penale te "falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave apo vizave". Prej tre vitesh e reja i fshihej policise dhe drejtesise, teksa ne fundjave u kap duke tentuar te hipte ne tragetet e linjes Durres-Bari me destinacion Italine. Sipas dosjes hetimore, Musaku eshte hetuar per falsifikime dokumentesh per viza, ku rezultoi edhe fajtore pas procesit gjyqesor ne Lushnje dhe u denua ne mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›