E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, kapet vrasesi i 24-vjecarit

Shkoder- Mosmarreveshjet mes dy familjeve ne Dukagjin te Shkodres, zgjidhen me "gjuhen" e armeve. Nje 24-vjecar u vra me nje bresheri "Kallashnikovi" nga bashkefshatari i tij, kurse babai i tij u plagos rende ne perpjekje per ta shpetuar. Policia arrestoi dje pas rrethimit te dyshuarin per krimin e dyfishte, Mirash Pjetri (Hasani), 17 vjec. Ngjarja ndodhi mbremjen e se dieles ne fshatin Micaj te komunes Shale, ne vendin e quajtur "Breglumi", afer "Ures se Re". Zek Tonaj u dergua i plagosur rende ne spitalin e Shkodres, ku humbi jeten pas disa oresh, kurse 69-vjecari Ndue Tonaj po lufton me vdekjen, pasi eshte plagosur. Burime te policise thane se arrestimi i Pjetrit u krye rreth ores 14:45 te se henes, kur pas rrethimit i mituri u dorezua se bashku me armen e krimit.
Zyrtare te policise bene me dije se identifikimi i te dyshuarit ishte bere brenda disa minutash. Rreth ores 19:15 te mbremjes se diel komisariati eshte njoftuar per te shtena armesh ne Dukagjin dhe menjehere ne vendngjarje, kane shkuar forca te shumta policore. Ne spital pak minuta me pas, kishin mberritur me plage te renda plumbi babe e bir, Ndue dhe Zek Tonaj. Policia u vu ne ndjekje te te dyshuarit, i cili kishte arritur te fshihej ne nje shtepi te braktisur ne Micaj. Ne operacion ka marre pjese edhe skuadra e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH-ja. Pas rrethimit i dyshuari nuk ka bere rezistence, duke dorezuar armen automatike me te cilen u krye krimi i dyfishte. Gjate marrjes ne pyetje, i mituri ka pranuar se mes paleve ka pasur mosmarreveshje te perseritura dhe konflikte, te cilat mbremjen e se dieles kaluan deri ne perdorim te armes. Burime zyrtare bene me dije se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, nje grindje e castit dhe fyerjet me nder familje mes paleve.
Grupi hetimor ka konstatuar se vrasja ka ndodhur ne te njejtin vend ku dhe jane perplasur pjesetaret e dy familjeve. Mirash Pjetri eshte perplasur me 24-vjecarin Zek Tonaj dhe pas grindjeve e fyerjeve, 17-vjecari ka marre armen ne shtepi, duke qelluar ndaj pales tjeter, babe e bir. Bilanci ka qene nje i vdekur dhe nje i plagosur rende, kurse i mituri ka mundur ne momentin e pare te arratiset, duke marre edhe automatikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›