E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetonte ne vetmi, digjet i gjalle plaku 86-vjecar

BURREL- Nje i moshuar eshte djegur i gjalle, pas flakeve qe rane ne banese ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme, ne fshatin Ulaj te Klosit ne Burrel, kur 86-vjecari Hider Leti u gjet nga fqinjet i pajete. I ndjeri jetonte i vetmuar, pasi familjaret e tjere ndodheshin te larguar nga banesa. Mungesa e ndihmes, mosha e thyer dhe pamundesia per te reaguar, kane qene fatale per jeten e te moshuarit. Burime zyrtare te policise thane se nisen hetimet per te zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe pistat ne te cilat po hetohet jane shkendija elektrike dhe lenia ndezur e sobes nga viktima. Flaket e zjarrit sipas hetimit te kryer deri tani, kane rene pas ores 01:00 te nates, kurse fqinjet e kane pare shume vone shtepine ne flake te Hider Letit. Duke e ditur se i moshuari jetonte i vetmuar ata jane perpjekur t'i vijne ne ndihme, por ka qene e kote. Ne te njejten kohe u njoftua policia vendore dhe zjarrfikesit, kurse vete banoret u perpoqen qe me mjete rrethanore te shuanin zjarrin. Banesa eshte shkrumbuar teresisht, kurse grupi hetimor nxori pothuajse te shkrumbuar trupin e 86-vjecarit. Ekspertet konstatuan se vdekja e te moshuarit ka ardhur nga asfiksia prej shtellungave te tymit dhe bllokimit te frymemarrjes ne mungese te ndihmes, pavaresisht djegieve te verejtura ne trup.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›