E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes te rinjsh, nje i plagosur me thike

Shkoder- Grinden dy te rinj ne rruge, i ngul thiken pas nje fyerjeje. Krimi ka ndodhur rreth ores 23:00 te se dieles ne lagjen "10 Korriku" te Shkodres, kur E. Hasani 18 vjec, banues ne fshatin Mjede, mberriti ne spital me plage thike ne kembe. Pak momente pas krimit policia ndaloi si te dyshuar Marsel Kulli 21 vjec, banues ne lagjen "Naim Gjylbegu". Pasi eshte derguar ne spitalin rajonal Shkoder, Hasani ka marre ndihmen e duhur mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje kane mberritur sherbimet policore, te cilat bene te mundur ndalimin e autorit te ngjarjes dhe nga veprimet hetimore te kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, pas nje konflikti te castit mes dy te rinjve. Policia ngriti ne ngarkim te te dyshuarit Kulli, akuzen e "plagosjes me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›