E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket nga banesa, gjendet e helmuar

Korce- Zhduket per 24 ore, gjendet e vdekur pas vetehelmimit nje grua ne fshatin Ranovik te Korces. Policia vendore eshte njoftuar dje se Spira Potka, 41 vjece, eshte zbuluar pak kilometra larg shtepise, ndersa diten e diel ishte deklaruar e humbur nga familjaret. Sipas rrefimit te te afermve, e ndjera nuk vuante nga asnje semundje dhe ekspertiza paraprake konkludoi ne faktin se shkak i humbjes se jetes ka qene nje sasi helmi i konsumuar nga Potka. Ne trupin e te ndjeres nuk jane gjetur shenja te dhunes fizike. Dyshohet se shkak i largimit per nje dite nga banesa dhe me tej vetehelmimi kane ardhur si pasoje e gjendjes depresive te viktimes. Policia po heton per akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes" dhe po verifikohet nese ne kete ngjarje tragjike kane ndikuar rrethana te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›