E Diel, 1 Nëntor 2026

E kerkuar prej 6 muajsh, bie ne pranga Bibaj

Tirane - Ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkaktuar nje aksident. Qe ne qershor te ketij viti, Ornela Bibaj, 20 vjece, ishte fshehur nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim per vdekjen e nje qytetari gjate nje aksidenti rrugor te ndodhur ne qershor. Por pas kesaj, 20-vjecarja nga Laci, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Specialistet e Hetimit te Aksidenteve Rrugore thane se, kryen ndalimin e 20-vjecares Ornela Bibaj, lindur dhe banuese Lac. "Arrestimi i saj eshte bere pasi Prokuroria e Tiranes ka nxjerre urdhrin e ndalimit per procedimin penal numer 2136, per akuzat e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "largimit nga vendi i aksidentit", tha gjate dites se djeshme policia. Ngjarja kishte ndodhur me 17 qershor te ketij viti, kur 20-vjecarja Bibaj, duke drejtuar mjetin tip "Benz", me targa TR 3216 P, ne aksin rrugor Tirane-Kamez, ka aksidentuar me vdekje nje qytetar dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›