E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat permbytin 1300 hektare toke

Lezhe- Reshjet e 24 oreve te fundit ne rrethin e Lezhes zhysin nen uje 1300 hektare toke, duke demtuar te mbjellat e banoreve. Per here te dyte brenda nje jave, shirat e rrembyeshem rrezikojne banoret e zonave Mamurras, Lac, Fushkuqe, Torovice etj. Burime zyrtare nga sektori i emergjences ne Prefekturen e Lezhes bejne te ditur se shtabi i ngritur po mban nen mbikeqyrje zonat problematike. Ne Fushkuqe, per shkak te shtimit te ujerave ne lumin Mat, rrezikohen edhe banesat. Sipas Gjergj Vates, banor ne kete zone, "nderhyrja e firmave te inerteve ne shtratin e lumit te Matit, kane sjelle edhe pasoja me rrezik katastrofe jo vetem ne permbytje, por edhe ne jete njerezish". Punimet pa kriter kane demtuar argjinaturen ne disa pjese, duke bere qe ujerat te kalojne pengesen. "ketu gjenden 1mije banesa dhe ne rast permbytje eshte pak te thuash katastrofe", vijon Vata qe prej dy ditesh qendron ne gatishmeri per cdo situate te papritur. Po keshtu probleme ka pasur edhe ne zonen e Gjormit, Mamurrasit dhe perreth Lacit.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›