Opozita te jete e kujdesshme per te mos nxitur dhune
Partite politike opozitare te Shqiperise duhet te jene gjithashtu te kujdesshme per te mos nxitur dhune - tha Human Rights Watch. - Disa lidere opozitare kane bere disa deklarata te forta kunder qeverise dhe Kryeministrit Sali Berisha para protestes. Ky ka qene mes te tjerash reagimi i nje dite me pare i Human Rights Watch ku ne nje raport te saj per ngjarjet me te fundit ne vend ka vleresuar se nevojitet nje hetim i pavarur per vdekjet e protestuesve. Ne vleresimin e tij Benjamin Ward zevendesdrejtori per Evropen dhe Azine Qendrore ne Human Rights Watch ka bere nje pershkrim te situates gjate demonstrates se 21 janarit ku sipas tij protestuesit qe demonstruan kunder qeverise u ndeshen me policine. Raportimet dhe videot e medias per demonstraten tregojne se protestuesit hidhnin shkopinj dhe gure ne drejtim te policise ndersa policia pergjigjej me gaz lotsjelles fisheke gome makina ujehedhese dhe arme zjarri. Raportimet e medias tregojne se u plagosen perafersisht nga 60 deri ne 150 police gardiste dhe protestues. Policia kreu me shume se 100 arrestime.