E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen lirine me kusht Sherbimi i Proves ne prokurori per Xibrin

U denua 18 muaj per pjesemarrje ne tubime u lirua me kusht qe te mos perseriste te njejten veper penale

Thyen vendimin e gjykates Sherbimi i Proves i drejtohet prokurorise se kryeqytetit per shtetasin Fiqiri Xibri nje nder protestuesit e dhunshem te demonstrates se 21 janarit. Referimi per kete shtetas eshte bere sapo eshte konstatuar shkelja e vendimit ne te cilin thuhet se ky shtetas pergjate 18 muajve ne prove nuk duhet te thyente kushtin si dhe nuk duhet te perseriste te njejten veper penale per te cilen eshte denuar. Zyra e Sherbimit te Proves ka informuar prokurorine per shkeljen e vendimit te gjykates nga shtetasi Fiqiri Xibri i cili ka qene i denuar me vendimin e Gjykates Tirane nr. 1531 date 25.11.2010 per vepren penale te Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullimin e manifestimeve te paligjshme duke vene ne prove per 18 muaj me detyrimin qe te mos kryeje perseri kete veper penale. Ne kushtet e shkeljes se ketij vendimi gjyqesor Sherbimi i Proves ia referon kete ceshtje prokurorise per shqyrtim. Sipas Ministrise se Drejtesise Fiqiri Xibri akuzohet per kundershtim me dhune te punonjesve te policise gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit ne Tirane. Sherbimi i Proves njoftoi se Xibri ishte denuar me 18 muaj burg per Tubim te paligjshem por ishte lene i lire ne kuader te sherbimit te proves si denim alternativ. Referuar ligjit me ane te te cilit funksionon Sherbimi i Proves ne rast te thyerjes se denimit alternativ punonjesit e ketij sherbimi i referojne rastin perkates organit te akuzes dhe per kete shtetas vendoset rikthimi ne qelite e burgut.

Thyerja e rregullit si veprohet

Permbushja e kritereve te vendosura per te perfituar nga Sherbimi i Proves nuk do te thote qe ti u lirove dhe mund te veprosh si te duash. Konsiderohet nje kusht qe ti te lexosh detyrimet qe ke pas lirimit dhe atyre duhet tu permbahesh pasi ne te kundert lirimi mund te revokohet po me vendim gjykate dhe te konvertohet serish ne denim me burg. Jane pikerisht specialistet e Sherbimit te Proves qe pergatisin raportet javore qe mund ti kerkojne prokurorit paralajmerimin apo dhe kthimin ne burg te personit qe thyen rregullin. Rastet kane qene te pakta por nga specialistet e ketij Sherbimi theksohet se nje fakt i tille duhet qe personave qe kerkojne te perfitojne tu behet e ditur. Tre kane qene personat per te cilet eshte kerkuar ne gjykate revokimi i lirimit me kusht dhe konvertimi me denim me burg. Keta jane kryesisht persona qe jane liruar ne fillim dhe nuk kane pasur njohurite e duhura dhe nuk u jane sqaruar mire detyrimet qe kishin pas lirimit nga burgu dhe paraqitjen prane nesh. Por tashme me kalimin e kohes kane marre dijeni si duhet vepruar dhe nuk ndodh te kete perseritje te rasteve - ka sqaruar pak kohe me pare per gazeten Standard Durim Lika specialist prane zyres vendore te Sherbimit te Proves ne qarkun e Tiranes. Raportet per mospermbushje te detyrimeve i dergojme shpesh prane prokurorit por jo per te gjitha raportet e derguara personit i revokohet denimi me kusht ne denim me burg pasi arsyet pse ndodh mospermbushja e detyrimeve jane te ndryshme nje mungese informacioni ne vendin e banimit apo dhe te tjera arsye jo te renda. Prokurori i paralajmeron per permbushjen e detyrimeve pasi ne te kundert rrezikojne konvertim te denimit ne burg dhe nuk ndodh me qe te kete probleme me keta persona - sqaron per gazeten specialisti Lika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›