E Shtunë, 31 Tetor 2026

ifti Mandrea i vetevrare ne banese gruaja qelloi e para

Policia e Durresit ka hedhur drite nje dite pas ngjarjes se rende te ndodhur ne lagjen e ish-Kenetes ku mengjesin e se martes u gjeten te vdekur cifti Mandrea. Sipas burimeve nga polici nje dite me pare mesohet se e para ka qene gruaja e cila ka qelluar bashkeshortin e saj dhe me pas veten me nje arme pistolete te tipit Zastava. Nderkohe sipas te dhenave zyrtare te bera publike nje dite me pare zedhenesja Ornela Cako ka sqaruar per kete ngjarje se nga teresia e veprimeve hetimore te kryera nga grupi hetimor dyshohet se kemi te bejme me nje ngjarje ku nje nga bashkeshortet ka vrare tjetrin dhe me pas veten me nje pistolete tip Zastava e cila eshte sekuestruar nga ana e policise ne cilesine e proves materiale. Nga ekzaminimet e deritanishme dyshohet se autore e ngjarjes eshte Marte Mandrea. Cako sqaroi gjithashtu se ekspertet e policise po vazhdojne kryerjen e hetimeve te metejshme me qellim zbardhjen e plote te mekanizmit te ngjarjes ne fjale ndersa materialet per veprat penale te vrasjes me dashje mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake dhe shkaktimit te vetevrasjes i kaluan per ndjekje Prokurorise se Durresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›