E larguar nga shtëpia prej dy vjetësh, kapet në Qafë Thanë

Qafë Thanë
Qafë Thanë – Shtetasja me inicialet Y.Dani, 31 vjeçe, banuese në fshatin Kallmet Zall-Herr të rrethit Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim, u kap në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa prej dy vjetësh dhe që nga ajo ditë nuk ishte kthyer më në shtëpinë e saj.
Largimi i 31-vjeçares ishte deklaruar në polici nga familjarët. Sipas burimeve policore, shtetasja e përmendur më sipër u kap në Pikën e kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, në dalje nga Republika e Shqipërisë. Ndërkohë, për sa më sipër, u njoftua Komisariati i Policisë nr.5 në Tiranë për veprime të mëtejshme. /V.H/