Kapet në Kapshticë me pasaportë të falsifikuar, arrestohet
Kapshticë – Ibrahim Nurja, 21 vjeç, banues në fshatin Gjyral të rrethit Elbasan, u arrestua për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, parashikuar nga nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.
Burime të policisë bënë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Nissan me targa NEE 65-03, iu gjet një pasaportë biometrike shqiptare dhe një leje qëndrimi greke që i përkasin shtetasit me iniciale L.ZH., 26 vjeç, banues në Librazhd, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Përsa me sipër, sqaruan më tej burimet, materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /V.H/