E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Një pjesë e firmave për referendumin kundër plehrave janë të falsifikuara

Nga protestat kundër ligjit për importin e plehrave në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pretendon se një pjesë e mirë e firmave të mbledhura për referendum kundër importit të plehrave janë të falsifikuara. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, ka bërë me dije këtë fakt një ditë pasi ambasadori amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arvizu u interesua lidhur me këtë çështje. Olli tha se afat ligjor për shqyrtimin e dokumentacionit skadon me 30 qershor.

Rezulton se rreth 70% nga totali i kampioneve të dërguar nga ana jonë janë të falsifikuara. Në këto rrethana KQZ, do të mblidhet për të marrë vendimin përkatës, brenda të gjitha afateve kohore të përcaktuara nga kuadri ligjor, tha Olli.

Zëdhënësi i KQZ-së nuk sqaroi shifrën e firmave që kanë dërguar për verifikim ndërsa kundër importit të plehrave u mblodhën 65 mijë firma ndërkohë që kërkesa për referendum bëhet me minimumi 50 mijë firma.

Pas këtij reagimi ambientalistët kanë kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, pasi sipas tyre KQZ po vepron në shkelje të ligjit. Ne nuk e shohim të thjeshtë përballjen me institucionet shurdhe të këtij shtetit dhe prandaj kemi shpresën se institucioni i Avokatit të Popullit do të na ndihmojë që vullneti i popullit të lejohet të shprehet, thotë Lavdosh Ferruni.

Megjithëse AP, Igli Totozani u shpreh se do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, publicisti, Blendi Kajsiu shprehur rezerve për një sjelle korrekte të KQZ-së pasi shtoi ai edhe reagimi erdhi vetëm pas fshikullimit nga ana e Arvizusë. Ambasadori amerikanë gjatë shpalljes së nismës qytetare Vepro tani, ngriti pyetjen se çfarë po bëhet me kërkesën për referendum. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›