Pranga 40-vjeçarit, vrau me grushte të atin

Policia ne vendngjarje, foto arkiv
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së babait të tij.
Sipas policisë 40-vjeçari është arrestuar pasi në datë 14 qershor të këtij viti ka rrahur rëndë babain e tij, Murat Saçi, duke i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Policia ka bërë me dije se fillimisht i moshuari është transportuar në spital për të marrë ndihme mjekësore, por nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra nga agresioni i të birit.
Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e 40-vjeçarit, i cili është arrestuar dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë edhe të konfliktit në familjen Saçi. /E.L/