Gjendet një kufomë e mbytur

Gjendet nje kufome e mbytur
Një kufomë e seksit mashkull është gjetur sot në ujërat e detit Adriatik, në zonën e Golemit në Durrës.
Sipas policisë, dyshohet se personi i mbytur rreth 60-vjeç dhe ka pësuar infarkt në ujë.
Po sipas policisë, dyshohet se viktima ka qenë pushues, pasi ishte i veshur me rroba banjoje. Policia po heton për identifikimin e viktimës, si edhe për shkaqet e mbytjes së tij. /Mark Brungaj/